Telegram ngushëllimi nga Ministri Buja për familjen Bokshi - Bota Sot
Telegram ngushëllimi nga Ministri Buja për familjen Bokshi

Ngushëllime

Telegram ngushëllimi nga Ministri Buja për familjen Bokshi

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 16:13

E nderuara familje Bokshi,


Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, akademik Besim Bokshi.


Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa bota akademike ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të shkencës.


Me punën e palodhshme shumëvjeçare si pedagog dhe studiues i shquar në fushën e albanologjisë, akademik Bokshi dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e popullit të vet. Prandaj, emri i tij do të mbetet në historinë e arsimit të Kosovës.


Vepra e akademik Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike është shembull për studiuesit e rinj.


Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt,

Ramë Buja, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...