Veseli ngushëllon familjen Berisha - Bota Sot
Veseli ngushëllon familjen Berisha

Ngushëllime

Veseli ngushëllon familjen Berisha

Më: 15 shkurt 2015 Në ora: 19:01

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka ngushëlluar familjen Berisha me rastin e vdekjes së Akademikut Engjëll Berisha.

“Sapo mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të muzikologjisë dhe akademikut Engjell Berisha. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shprehi ngushëllime familjes së profesor Berishës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kolegëve të tij nga fusha e artit dhe jetës universitare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

“Profesor Engjëlli ka dhënë një kontribut shumë të çmuar në fushën e muzikologjisë duke edukuar gjenerata të tëra studentësh dhe krijuesish. Akademik Engjëll Berisha mbetet një nga shembujt më të mirë të punës akademike në trashëgiminë tonë kulturore dhe universitare”, thuhet në telegram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...