​Kryeministri telegram ngushëllimi për vdekjen e akademik Stavilevcit

Ngushëllime

​Kryeministri telegram ngushëllimi për vdekjen e akademik Stavilevcit

Më: 15 gusht 2015 Në ora: 20:25

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Stavileci dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ekspertit të shquar në fushën e shkencave juridike, Akademik Esat Stavilecit.

“Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit. Akademik Esat Stavileci me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, veçanërisht në avancimin e gjithanshëm të shkencave juridike në shtetin e Kosovës. Akademik Esat Stavileci, do të përkujtohet gjithnjë si një profesor frymëzues për breza të tërë të juristëve të Kosovës dhe për punën dhe kontributin e madh në fushën e studimeve juridike në Kosovë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Duke shprehur ngushëllimet në të sinqerta në emër të Qeverisë së Kosovës për këtë humbje të madhe, kryeministri Isa Mustafa po ashtu thekson se vdekja e Akademik Esat Stavilecit është humbje shumë e madhe për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për Republikën e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat