​Ramush Haradinaj ngushëllon familjen Stavileci - Bota Sot
​Ramush Haradinaj ngushëllon familjen Stavileci

Ngushëllime

​Ramush Haradinaj ngushëllon familjen Stavileci

Më: 16 gusht 2015 Në ora: 12:19

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, e ka ngushëlluar familjen Stavileci, komunitetin shkencor dhe akademik si dhe studentët e Kosovës, për vdekjen e Akademik Esat Stavilecit.

Në telegramin e tij, ndër të tjera thuhet:

E nderuara familje Stavileci:

Jemi prekur thellë nga lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Esat Stavilecit, dijetarit dhe burrit të madh të Kosovës!

Vdekja e hershme e tij, është një humbje e madhe, për familjen, për miqtë, për studentët dhe për gjithë ne. Është një humbje e madhe për komunitetin shkencor dhe akademik shqiptar.

Akademik Stavileci, do të kujtohet gjithmonë si njëra prej mendjeve të ndritura të Kosovës. Ai ishte frymëzim jo vetëm për studentët dhe bashkëpunëtorët e tij, por për gjithë popullin e Kosovës.

Prandaj ju lutem që të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta të cilat i shpreh edhe në emër të anëtarësisë së AAK-së dhe të familjes sime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...