Telegram ngushëllimi për vdekjen e Akademik Esat Stavilevcit - Bota Sot
Telegram ngushëllimi për vdekjen e Akademik Esat Stavilevcit

Ngushëllime

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Akademik Esat Stavilevcit

Më: 16 gusht 2015 Në ora: 12:47

E nderuara familje e Akademik Esat Stavilevci,farefis, miq, bashkëudhtar të veprimtarisë së ndritshme të Tij , kolegë, student, me lejoni qe n’emër timin, familjës sime dhe n’emer të:Shoqatës Miqtë e TMK-ës , përkatësisht Shoqatave të dala nga lufta, të Rezistencës Kombëtare Shqiptare të Kosovës “Heroj Enver Hadri” me seli në Mbreterin e Belgjikës t’u shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjën e veteranit të idealeve tona për bashkim, Ishte knaqesi të bashkëpunosh dhe të veprosh më te. Duke qenë edhe unë në një mënyrë apo tjetër pjesë i atij organizimi përkatesisht e LSH të Botës, më lejoni qe më të drejt t’u them ca fjalë qe burojnë nga shpirti dhe dhembja për të:
Akademik Esat Stavilevci : Qetësohu se jeni krenar dhe frenojeni krenarin tuaj. E vërteta nuk është jashtë jush, por në vetvehtën e juaj. Gjene vehtën në vetvehte, nënshtroja vehtës vetvehtën, frenoje vehtën dhe do të përjetoni pavdekshmërinë dhe të vërtetën në altarin e Lirisë. Edhe të tjerët do t'i beni të lirë dhe do të njohësh vetvehtën sepse jeta do të begatohet dhe ju nuk do harroheni kurrë nga ne dhe pasardhësit tuaj krenar.
U qoftë dheu i lehtë i Kosovës!
Lavdi !
Përjetësi!
Halit Elshani, kryetar i Shoqatës”Miqtë e TMK-ës ,
përkatësisht i Shoqatave të dala nga lufta
me seli në Bruksel
Riza Budakova,kryetar i ”RKSHK”-ës”Enver Hadri”,
me seli në Mbreterin e Belgjikës,në Bruksel.
Bruksel,gusht 2015

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...