Partia FJALA ngushëllon Turqinë - Bota Sot
Partia FJALA ngushëllon Turqinë

Ngushëllime

Partia FJALA ngushëllon Turqinë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 23:02

Në sulmin e sotëm terrorist ku humbën jetën shumë qytetarë të Republikës së Turqisë dhe u plagosën shumë të tjerë, Partia FJALA shpreh ngushëllimet më të sinqerta për popullin turk dhe gjitha institucionet e Republikës së Turqisë.

Njëherit dënojmë çdo formë të dhunës dhe akteve terroriste që cenon dhe rrezikon jetën e qytetarëve tuaj.
Ne sot lutemi për ju, jemi me ju dhe bashkëndajmë dhimbjen me ju.

I nderuari President Erdogan, i nderuari Kryeministër Davutoglu, ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni shumë për Kosovën dhe popullin tonë, andaj edhe ne sot në pamundësi të bëjmë më shumë për ju, lutemi që akte të tilla terroriste të mos përsëriten në vendin e juaj dhe ju të forcoheni edhe më shumë kundër çdo armiku të brendshëm apo të jashtëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...