Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi - Bota Sot
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Ngushëllime

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Më: 27 tetor 2015 Në ora: 21:41

E nderuara familje, Rexhepi
Të nderuar gazetarë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen tragjike të gazetarit të RTK- Radios, Emin Rexhepi.

AGK i shpreh ngushëllime familjes e farefisit të të ndjerit Rexhepi si dhe komunitetit të gazetarëve për humbjen e jetës së kolegut të tyre.

AGK konsideron se kjo është një humbje për gazetarinë dhe se dëgjuesve do t’ju mungojë një zë i cili i ka shoqëruar në emisione të ndryshme në radio.

AGK kërkon nga policia dhe organet e drejtësisë ndriçimin e rrethanave që çuan në vdekjen tragjike të 39 vjeçarit, i cili la pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

I ndjeri Emin Rexhepi, gjithmonë do të kujtohet si punëtor i zellshëm dhe i urtë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të !

Prishtinë, 27 Tetor 2015

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...