Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi Familjen Bajçinca pas ndarjes nga jeta të studiuesit dhe profesorit të shquar të gjuhës shqipe, Isa Bajçinca.
Në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
E nderuara familje Bajçinca,
Me pikëllim dhe dhimbje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të studiuesit të shquar të gjuhës shqipe, profesorit të devotshëm, Isa Bajçinca.
Profesor Bajçinca, me punën dhe përkushtimin e tij të dalluar për dekada të tëra, në studimin, ruajtjen dhe përcjelljen e njohurive rreth gjuhës shqipe, ka dhënë kontribut të madh për dijen shkencore dhe kulturën shqiptare.
Ndarja nga jeta e profesorit eminent Isa Bajçinca është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për kolegët universitarë, studentët dhe për tërë shtetin e Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllime për humbjen tuaj të madhe.