Thaçi: Profesor Frashëri, një euridit i rrallë

Ngushëllime

Thaçi: Profesor Frashëri, një euridit i rrallë

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 20:51

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllim familjarëve dhe të afërme të historianit Kristo Frashërit i cili ka ndërruar jetë të dielën.

Në telegramin e ngushëllimit të Thaçi thuhet se Frashëri shquhej për pasurinë e informacionit, elokuencën e paraqitjes së fakteve dhe thellësinë e mendimit dhe humbja e tij lë një boshllëk të madh në historinë e popullit tonë.

“Sot mësova me keqardhje të madhe për ndarjen nga jeta të një ndër historianëve të mi të preferuar profesor Kristo Frashërit. Profesor Frashëri ishte një euridit i rrallë që ka hedhur themelet e akademisë shqiptare duke kontribuar pa u ndalur për shtatë dekada me radhë me studime e botime të panumërta.

Kjo figurë e papërsëritshme e historiografisë shqiptare shquhej për pasurinë e informacionit, elokuencën e paraqitjes së fakteve dhe thellësinë e mendimit dhe humbja e tij lë një boshllëk të madh në historinë e popullit tonë. Familjarëve dhe të afërmëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke i siguruar se vepra e tij e ka bërë kujtimin e tij të përjetshëm”, ka shkruar Thaci në Facebook./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat