Haradinaj:Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Kristo Frashërit

Ngushëllime

Haradinaj:Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Kristo Frashërit

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 22:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj e ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e historianit Kristo Frashëri, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të tij.

Haradinaj ka thënë se do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i akademik Kristo Frashërit në fushën e shkencës dhe historisë.
“Me dhimbje e keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare, akademikut Kristo Frashëri.

Në këto momente të dhimbjes e të pikëllimit, jua përcjellë ngushëllimet familjes Frashëri, komunitetit akademik mbarëshqiptar, miqve, të afërmve dhe të gjithë të pikëlluarve të tjerë.
Do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i akademik Kristo Frashërit në fushën e shkencës dhe historisë i cili përmes trajtimit të personaliteteve, ngjarjeve dhe proceseve të historisë së Shqipërisë na bëri ta përjetojmë në kohë secilën ngjarje, zhvillim dhe etapë të përshkrimit historik.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Kristo Frashërit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat