Ngjarja tragjike në Boston, Nishani ngushëllon Obamën - Bota Sot
Ngjarja tragjike në Boston, Nishani ngushëllon Obamën

Ngushëllime

Ngjarja tragjike në Boston, Nishani ngushëllon Obamën

Më: 17 prill 2013 Në ora: 13:19

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka ngushëlluar Presidentin amerikan Barack Obama për ngjarjen tragjike në Maratonën e Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Përmes një mesazhi dërguar homologut amarikan, Nishani thekson se ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar dhe mbarë njerëzimit përparimtar.
Me hidhërim të madh mësuam lajmin për ngjarjen tragjike të dy shpërthimeve kriminale në Maratonën e Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën më shumë se 170 të tjerë. Në këto momente dhimbjeje, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, gjithë popullit mik amerikan dhe Juve personalisht, duke u lutur që shpirtrat e atyre që humbën jetën, të prehen të qetë e në paqe!” thekson Nishani.
Nishani ka theksuar se si aleate e mike besnike e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, Shqipëria dënon me forcë këtë akt ndërsa ka shtuar është i bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...