Familja e Gipa Shoshajt hap të pame më 24 shkurt

Njoftime për të pame

Familja e Gipa Shoshajt hap të pame më 24 shkurt

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Ragip Shoshi

Më 8 shkurt ndërroi jetë në Zvicër i riu 43 vjeçar nga Kosova Ragip Shoshi.

Gipa Shoshaj, sikur edhe njihej nga shokët e miqtë, u aksidentua për vdekje me makinën e tij pas një përplasje që i kushtoi jetën, duke lënë në hidhërim të thellë dy djemtë e tij, nënën, babain, vëllezërit, motrat, rejat, nipat e mbesat dhe mbarë Familjen Shoshaj.

Gipa Shoshaj prehet në varrezat e fshatit Lubeniq të Pejës, ndërsa Familja pret ngushëllime dhe hap dyert për të pame më 24 shkurt nga ora 9:00 deri në orën 16:00 në adresën Fegistrasse 9, 8957 Spreitenbach.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat