Dialogu pa LDK-në

Opinione

Dialogu pa LDK-në

Nga: Bit Gecaj Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:19
Bit Gecaj

Parasegjithash, LDK, duhet të gjejë liderin e saj, që nuk është i lodhur, ka dije e vizion!

LDK, është në opozitë, dhe për dialogun mund t’i jap idetë e veta edhe nga pozicioni ku është. Zgjedhjet kanë përcaktuar fituesit politik të vendit, të cilët edhe kanë krijuar institucionet drejtuese të Kosovës!

Kësodore, u takon atyre të mirren me dialogun. Ato kanë edhe përgjegjësit e obligimet kushtetuese për këtë çështje!

Është diçka tjetër, nëse ato nuk kanë kapacitete të mjaftueshme, reale për të përfaqesuar vendin në këto nivele; ftesa e institucioneve të vendit, ndaj opozitës për të qenë pjesë e ekipeve dialoguese, s‘është gjë tjetër veç fshehje e paaftesisë për të udhëhequr procese, dhe për të marrë përgjegjesitë e detyrueshme, që burojnë nga Kushtetuta e vendit!

Pastaj problem kryesor është se LDK, nuk është opozitë, në kuptimin e zhvillimit dhe manifestimit të opozitarizmit në skenën politike të vendit. Dihet se, ndër të tjera nuk është e vetmja detyrë e opozitës, të informojë qytetarët e vendit, me atë çfarë po ndodhë, me proceset e caktuara politike. Por edhe të krijoi mekanizma që pengojnë procese të caktuara, që konsiderohen dhe janë të dëmshme në vend. 

Unë kujtoj se LDK, ka abstenuar, ngase nuk ka dashur të jetë sallë dekor opozitare e pushtetit, dhe pa mundësi të ndikimit në procesin e dialogimit!

Shihet qartë që vetë pozita, ështëme koncepte të paqarta, dhe ka konflikt të ndërmjetëm brenda-institucional, psh mes Presidentit dhe Kryeministrit. Janë krijuar mekanizma, për çështjen e dialogimit, që pengojnë ose përjashtojnë njëra-tjetrën; kemi një ekip, që po e quajnë „uniteti“, me dy drejtues, që herë flasin për bashkrendim e drejtim, herë për përjashtim, të akcilit institucion; psh Presidentit që „duhet t’i mirret e drejta e përfaqësimit të dialogimit“, dhe lidhur me atë që tash po quhet marrëveshje përfundimtare mes Kosoves dhe Serbisë, etj!

Mbase mund ta kem gabim, por unë kujtoj se LDK, me forcën që reflekton aktualisht, nuk është opozitë, e as mund të ndikojë pozitivisht, në procesin e dialogimit!
Për më shumë, kujtoj se e gjithe skena politike e Kosovës, më shumë janë vrojtues të proceseve politike të vendit, sesa akterë! Gjithsesi, fitues do të ketë nga ky proces, por edhe viktima.

LDK-ja, ka problemet veta, që nuk po arrinë të konsolidohet akoma pas largimit të liderit të saj historik në amshim, Ibrahim Rugova. Por, sigurisht edhe krizave të njëpasnjëshme, posaçërisht pas atij kuvendit të dhunshem, të ashtuquajtur „kuvendi i karrigave“ i cili çoi në ndarjen në dysh të LDK-së. Është mëse e qartë se problemet konsoliduese, nuk janë tejkaluar akoma, që nga ajo goditje.

Për mua si vrojtues i fenomeneve publike, ndarja e LDK-e, ose partisë më të madhe kombëtare e pluraliste, që kanë patur shqiptarët, pas shpërbërjes se sistemit komunist në ish YU, dhe përgjithësisht të bllokut të lindjes; ka qenë një skenar i përgatitur mirë nga qarqe antishqiptare! Kjo ka ndodhur sepse LDK, ka qenë force reale e Kosovës, me ndikim të madh në gjithë hapësirën shqiptare, me të cilen lidhen shumë procese nacionale, në tri dekadat e fundit, dhe pa të cilen, vështirë se do të gjendej rruga e drejtë e integrimeve shqiptare, si dhe orientimeve, propërendimore e Euro-Atlantike!

Aktualisht LDK, vuan mungesën reale të liderit të saj, të liderit që paraqet dhe përbën frymën e real-politivave të moderuara dhe forta nacionale shqiptare, e cila do të duhej të ridefinonte konceptualisht, por edhe në aspektin e prezantimit të saj publik! Kjo rrallë këtyre viteve, LDK-e, publikisht e përfaqësojnë fytyrë e individ të caktuar, që as nuk kanë të bëjnë me konceptet nacionale të bërit politike, as me frymën e petkun politik të saj! LDK, është parti politike e qëndres së djathë shqiptare, dhe nuk ka pse lejon brenda vetes, individ që lyhen e zhgërryhen forumeve të caktuara fetare, ku paraqiten herë të shtrirë, e herë me prapambetjet lart, gjoja për të shprehur admirimin e devotshmerinë, para atij, apo këtij komuniteti fetae. Dihen orientimet shqiptare, dhe ato kulturore të shqiptarëve, si dhe aspiratat e tyre propërendimore; andaj nuk ka pse lejon brenda vetes çakej të pështirë që zhgrryhen, gjoja në emër të votës, apo arsyetimeve të caktuara, që për bazë reale kanë interesat e ngushta personale, edhe asgjë me ato nacionale, apo qytetare. Orientimi i LDK-së, është e duhet të jetë shteti, dhe jo forumet e individët. Dhe kjo e ka karakterizuar frymën e saj në dekadat e ekzistimit të saj, dhe nuk ka pse ndryshon.

LDK, ka patur primatin e institucionit, dhe të vet shtetit. Ajo ka ditur realisht të definojë dhe orientojë aspiratat shqiptare, për liri dhe pavarësi, qënë kohën e themelimit të saj. Andaj, ajo duhet të dijë të reformohet, pra të gjejë frymën dhe fytyrën e vet, shpirtin që e mban dhe e forcon për betejat e tjera nacionale, që janë të shumta! Ky është obligim kombëtar i çdo partie shqiptare!

Parasëgjithash, LDK, duhet të gjejë liderin e saj, që nuk është i lodhur, ka dije e vizion, ide dhe guxim për të vepruar e punuar, për Atdheun e shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat