Hashim Thaçi ecën vetëm?!

Opinione

Hashim Thaçi ecën vetëm?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 06:29
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili joligjerishtë e vodhi mandatin për te udheheqë edhe me tej dealogun më Serbine,është po ai i cili e futi në qorrsokak këtë dialog vite te tëra pa asnjë rezultat për Kosovën,pa platëformë,pa konsesus nacional ,ne atë dialog "të shitur"ai nuk shpalosi asnje temë imediate për Kosovën,as për separacionet e luftësas,as për te pagjeturit,as për te perdhunuarat,por por ashtu si i hutuar se gjoja ne Kosovë nuk ka ndoshë asgjë,bile pa fije turpi kërkon pajtim me Serbin qe i bije se po shkelë mbi gjakun e deshmoreve dhe te 13 civileve qe na i vrau dhe
i sakatoi Serbija,bash qaj sholu qe po bisedon Hashim Thaçi me te. Krejte ate se çka e bani na solli Marveshje te demshme per Kosovën 
ne këtë dialog duke e damtu tmerësishtë Kosovën,duke mos e mbrojtë aspak atë.

Por ajo më kryesorja qe edhe nuk i falet është se si,pse,dhe më çfarë zori pati të pranoj propozimin të qitur në tavolin për nderjen apo shkembimin,apo korigjimin e kufive,për te cilin ishtin dakordte Mogherin me Viuçiqin më parë.Ky ne vend qe rrast ti bie tavolinës me
grushte së kjo çështje nuk lejohet të disktohet,ai shukati,i paloj veshet,jo qe nuk e refuzoi këtë ide,por edhe me shumë i dha zjarr duke
e ndez kah do që shkonte nëpër botë.

Kjo do të thotë së Presidenti aq shumë e ka pshtjelluar,e ka mjegulluar sa qe është shumë vështirë më i ra në fije si dhe ku dhe nga duhet filluar për me ia gjetë fijën për vazhdimin e dialogut.

Ekipi negocues:një qorbë e tharët,e pakripët.

Këto ditë i propozuar nga Qeveria dhe i miratuar nga Parlamenti u formu njefar ekipi jo konsessual midis forcave politike.Ky ekip nuk është kurgja e re,eshte edhe një pshtjellim i metejmë i dialogut,eshtë vetem një çorbë e tharte e pakripët,sepse nuk mund te kryej asnje punë.Formimi i këtij ekipi është vetem ne sherbim për ti ndihmuar Hashim Thaqit për ta përfunduar planin e tij për pët sjkaterrimin e Kosovës ashtu edhe siç e ka nisë.

Megjithat,edhe përkundrejt formimit të këtij ekipi i cili nuk do te këtë kurrfare ndikimi në dialog me Serbin,lenë te kuptohet se Hashim Thaçi ecen vetem në rrugëtimin e këtij dialogu të cilët do te ia sheh sherrin vetem Kosova. 

Koha këtë do ta tregoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat