Shtetësia e Kosovës në pazar

Opinione

Shtetësia e Kosovës në pazar

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Nuk është se nuk i kuptoj ”idetë” e Hashim Thaçit për ”korrigjim” e rolin (përqarës) që kishte Xhavit Haliti gjatë ”luftës” në Tiranë.

Ka disa ditë që mendoja a ja vlen të diskotoj e ”debatoj” në distancë me Hashim Thaçin e me Xhavit Halitin?

U mundova të gjej sadopak ndonjë të ”vërtetë” të Hashimit e të Xhavitit por përveç fjalëve boshe e pa asnjë fakt, për të dytë, nuk gjeta asgjë tjetër. Ata janë rrahagjoks si ”knusi n`pleh”

Të shkojmë me radhë. Hashimi për me ”e la” vehten me ujë të nxetë e sapun duhet të tregoj kushe e vrau ose urdhëroi vrasjen e Ali Ukajt, B. Hallaqit, E. Malokut, A. Krasniqit, Haki Imerit.

Hashimi duhet të tregoj se pse i burgosi pabesisht krerët lokalë të LDK-së (Jakup Kastratin e Cen Deskun) në Dragobil, më 1998 dhe ish deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Hashim, po bëjë një dialog me ty, pa dorëza. Sa herë ke thënë se i ke (i kam) pri ”Luftës” në Kosovë?

Edhe tash shpesh po thua, por me krye nën jorgan. Hashim sa e sa herë na ke shurdhua … duke na thënë se ti e ke (unë e kam) çlirua vendin?

O Hashim, po sa herë bre ”burrë”, burrë dy metra the se Kosovën kam me integrua në organizmat ndërkombëtarë e në NATO?

A the kur e vrajte Enver Zumberin se e ke ”shtri sovranitetin në Veri?

Po dialogun me Serbinë bashkë me ”kryenegociatore Editë, që kurrë ditë mos paft, a ne premtove se do të ketë”njohje reciproke” me Serbinë?

Ku mbet ”fusnota” që aq shumë e përserite me ”gojën” e Editës”.

Mitrovicën e harruam?

Mirë boll bile ti ishte e shetite në liqen, por me ”lundër” të kujt ishe?

Po Sheshi dhe Ura e Ibrit e në Mitrovicë?

Për sheshin e rreth rrotullakin tashmë e ka thënë një sorkadhe, ”Sheshi i ngjanë vaginës”.

Hashim, e di se nuk më njeh por unë jam kudo dhe kam me të përmend të gjitha të zezat ty e bashkëmendimtarëve tu. E di se nuk të mbetet hatri e nuk sarrakuqesh se jemi larg por jeta e ka kështu.

Ti edhe mund të mos i pranosh por ”zani” yt është aty, si ”zani” i shahirave të Drenicës e gjurmët e opangave të Pirotit, kanë mbetur në baltë e borë, kudo që ke shkelur.

Po të lë të mendosh pakëz Hashim! Hashim qite gishtin treguess ku e ke më holl se kryet e ke të trash e kujtou për të zezat tua, të Ganiut, e ”shokëve) tu që ia sollët Kosovës e unë po shkoj te Xhavit Haliti.

Ky Xhaviti po na del se është si Xhavit Pasha.

Ky e paska pas lutur Ibrahim Rugovën, ” Xhavit Haliti: Ibrahim Rugovën e kam ftuar që të bëhet komandat i UÇK-së dhe “ZAJEDNICA” NË DOBI TË KOSOVËS”.

Po kush është dhe kush ishte Xhavit Haliti që ta ”lus” Ibrahim Rugovën që të bëhet ”Komandant”? A nuk ia lejonte Kushtetuta e Kaqanikut e 7 shtatorit një gjë të tillë apo Xhaviti, një lpk-ist i pështirë kishte shkel mbi ”Kushtetutën”.

Dhe ngaqe Ibrahimi s`paska ”ngue” këta e bënë Bislim Zyrapin, vodnikun dhe spiunin e ish APJ-së, tash këshilltar ”ushtarak” i Hashim Presednikut.

Po edhe kjo nuk ishte e parëndësishme se ai e Hashimi, Jakupi e Fatmiri kishin luftuar në konspiracion (1*)

Të ”nderuar” Hashim, Xhavit e Jakup, këto fjalë kanë dalur nga goja juaj, fjalët e mësipërme ”Konspiracion”, ”Zajednicë”, ”Luftë”, ”çlirim” etj.

Asnjë nga këto nuk ishin e nuk u bënë dhe ju mbetët në pushtet pa shtet e nuk ju mungon asnjë ”kime e flokut”.

Ama, Hashim, kur ”artaki” yt, Vuçiq thotë se: ”Vuçiq demaskon Thaçin: Ideja për korrigjim të kufirit ishte e imja, kjo ide tashmë ka vdekur”, atëherë njëri nga ju po e flet të ”vërtetën” ose po rren. Më afër së vërtetës është se ti Hashim po rren.

Familja ”emblamatike” e Rugovës

Po ”familja Rugova” ku është e kah po shkon?

Ajo sot po jeton më mirë dhe është më ”e sigurtë”, në dorën e Hashimit dhe të Ramushit se sa kur ishte gjallë Ibrahim Rugova. Janë si ”kimja n`tlyn” e ”miza n`…. mjaltë”

Nuk më erdhi mirë kur pash një shkrim ”Familja Rugova përfiton 7000 euro në muaj nga shteti, e nënës së dëshmorit i ndalet pensioni” dhe me nëntitull:”Gruaja e Rugovës me pagë dhe shofer, nënës së dëshmorit nga Drenasi i ndalet pensioni për faturat e rrymës”

Për ”Dialogun” me Serbinë, për Shpend Ahmetin, Fatmir Limën dhe për Hashimin, vëllain-Ganiun do të flas njëherë tjetër.

Vdiq Plaku i Turjakës, Kapllan Muslia

Image
Kapllan Muslia

Tash dua të ”shkoj” në Turjakë.

Mbrëmë lexova e paska vdekur një nga pleqt e Turjakës, Kapllan Muslia.

Ishte ndër pleqt, gjenerata e tretë e pleqëve të Turjakës. I urtë e fjalëpakë por shumë i vendoshur shumë i drejtë dhe i dashur.

Baca Kapllan siq e thirrnim në Turjakë, nuk është askund dhe është gjithkund, në zemrat tona.

Eh more baca Kapllan, fjalët e këshillat tua nuk do ti harrojmë.

Kanë mbetur dhe pakë pleq, si ti, në Turjakë: Sefer Imeri e Liman Avdia, Jup Rexhepi e Veli Sadria, Isë Bajrami e Ahmet Muhamet (Kajtazi), Reshit Tafili, Jahir Lili e Miftar Xhaferi, Rexhep Asllani, Rexhep Berisha e Ahmet Mehmeti.

Dikur Turjaka kishte shumë pleq, me dhjetëra; si Baca Xhemajli, Met e Salih Xhemajlia, Asman e Nezir Cufa, Hamid e Shaqë Tusha, Imer e Shaban Seferi, Din e Sefer Haxhia, Ali e Xhele Nurqi, Bajram e Shaban Ramadani, Smajl Zeneli, Sylë Sahiti e Ilaz Imeri, Lil Drguti, Mulla Haliti e sa e sa të tjerë.  

Po na shkojnë pleqt.

Baca Kapllan, pusho i qetë!

1*) KONSPIRACION m.

Plan i fshehtë i një grupi njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme; komplot. Konspiracion për të rrëzuar qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat