Kosova kundërshton BE, SHBA e përkrah dhe faktori shqiptar

Opinione

Kosova kundërshton BE, SHBA e përkrah dhe faktori shqiptar

Nga: Pirro Prifti Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Pirro Prifti

Përplasja në Këshillin e Sigurimit për Miratimin në Debatin midis Serbisë dhe Kosovës përsa i përket  miratimit të Formimit të Ushtrisë së Kosovës  në Parlamentin e Republikës së Kosovës  dhe përkrahja e gjithasnshme e SHBA  për këtë miratim, tregon edhe një herë diferencat gjithmonë e më shumë në dukje midis SHBA dhe BE përsa i përket rolit të Faktorit shqiptar në Ballkan.

Nëse SHBA e kërkon faktorin shqiptar si të vetmin Faktor i cili mundet të përballojë ekspansionin sllav dhe të pengojë penetrimin Rus  në Ballkan, këndvështrimi i BE është një këndvështrim i lodhur dhe aspak efficient. Ky këndvështrim i njohur për ne shqiptarët që kur u formua Shqipëria e cunguar në vitin 1912 dhe përplasjet e shumta midis vetë vëndeve europiano perëndimore dhe Rusisë midis njëra tjetrës, gjatë gjithë këtyre viteve opinion europiano-perëndimor për 106 vite të Shqipërisë së Pavarur dhe 12 viteteve të Kosovës së Pavaruar- nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve në raport me fqinjët, të cilët gllabëruan më shumë se gjysmën e tokave të banuara nga shqiptarët pas viteve 1878- 1913, e deri në 1925 kur u përcaktuan definitivisht kufijtë e Shqipërisë së cunguar.

Zvarritja e integrimit të Shqipërisë për në BE, zvarritja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës për në BE, vendosja çdo vit e kërkesave dhe kritereve të reja ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në fakt për të vonuar integrimin e këtyre dy shteteve shqiptare për në BE,  përkrahja e BE ndaj Serbisë dhe miklimi i saj për ta futur në BE  sa më parë Serbinë madje edhe pa plotësuar kushtet të paktën Etike, si pranimi i Genocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës,  të këtij  shteti agressor i cili ka bërë masakra në Kosovë, dhe nga ana tjetër vonon premtimat e bëra nga ana e BE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE,  kërkesat për të respektuar të drejtat dhe liritë e njeritu dhe të pronave të serbve në Kosovë, kurse nuk i ve kushte Serbisë për të respektuar të njëjtën gjë për shqiptarët që jetojnë në Republikën serbe, prania e dy standarteve kur vjen puna për qytetarët e Kosovës në raport me ata serbë, tregon edhe një herë se BE për fat të keq vazhdon të njëjtën ide që ka patur dhe që ka edhe sot ndaj faktorit shqiptar duke nënkuptuar  se është dakort me përkufizimet e sllavëve ndaj popullsisë shqiptare si një - popullsi e pa emancipuar dhe jo-shtet formuese.

Do të ishte Presidenti Wilson i SHBA më 1918 në Paris kur firmosi Armëpushimin e shteteve ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, i cili ndihmoi shqiptarët që të krijonin dhe stabilizonin shtetin e tyre qoftë edhe të cunguar, ku në njërën prej pikave ishte dhe e drejta e vëndeve të vogla për  Vetvendosje.

Por Kosova dhe disa pjesë të tjera me popullsi shqiptare mbetën pushtuara nga Serbia dhe Greqia, të cilat ndoqën politika jo humane ndaj shqiptarëve duke i dëbuar dhe duke mos u dhënë të drejtën e pronës dhe të gjuhës.

Sidoqoftë në 2017 Kosova u shpall e pavaruar dhe njihet nga 108 shtete dhe pavarësisht se nuk është si shtet i pranuar në OKB, shumë shpejt ajo do të jetë shtet anëtar i OKB, problemet që dalin nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 nuk do ta pengojnë marshimin e shqiptarëve të Kosovës drejt integrimit në BE, anëtarësimit në NATO dhe heqjen e kufijve me Republikën e Shqipërisë duke aspiruar një bashkim të ëndërruar që prej 106 vitesh.

Dhe Aspiruesi kryesor është SHBA, politikat e të cilave në Ballkan duken se janë krejt ndryshe nga ato të BE.

Sidoqoftë kontradiktat BE- SHBA që u shfaqën në Këshillin e Sigurimit në OKB, treguan se SHBA është e vendosur që ti japë Faktorit shqiptar vëndin që meriton në Ballkan dhe në BE, sepse ky Faktor , në kundërshtim me mentalitetin sllav dhe grek është një nga Faktorët stabilizues në Ballkan dhe Europë dhe një Faktor shteformues,  krejtësisht Paqësor dhe aspak hakmarrës ndaj fqinjëve, brezat e mëparshëm të të cilëve i shkaktuan kaq gjak dhe dhimbje e vuajtje popullit shqiptar nga politikat armiqësore të drejtuesve të këtyre shteteve.

E ardhmja e Kosovës është e pandashme nga e ardhmja e Shqipërisë dhe e gjithë Faktorit shqiptar në Ballkan, dhe shpresojmë që BE ta kuptojë këtë argument dhe këtë të ardhme.

Nëse deri më tani BE është mjaftuar me kritikat dhe vendosjen e Kritereve ndaj Shqipërisë dhe Kosovës për ta orientuar Faktorin shqiptar drejt BE , sot SHBA i dha një mësim BE duke i treguar asaj se nëse Kriteret dhe porositë 108 vjeçare të e BE ndaj Shqipërisë dhe Kriteret dhe porositë  11 vjeçare ndaj Kosovës, nuk mund të plotësohen vetëm nga Faktori shqiptar.

 Arsyea?

Arsyet janë të shumta,  por një nga pengesat më të mëdha përveç problemeve të brëndëshme në Kosovë dhe Shqipëri të cilat janë mëse të zgjidhshme nëse nuk do të fusnin hundët fqinjët për të mbajtur faktorin shqiptar të destabilizuar dhe të dobët nëpërmjet spiunëve dhe preteksteve për minoritetet, - janë fqinjët Serbe dhe Grekë të cilët me sa duket nuk janë aspak të interesuar madje nuk janë  aspak të emancipuar, në raport me shqiptarët.

Rracizmi dhe arroganca Politike  në kërkesat e fqinjëve serbë ndaj Kosovës dhe të fqinjëve grekë ndaj Shqipërisë , dis-informimi i Historisë dhe i aktualitetit nga ana e politikanëve fqinjë të cilët kanë akses shumë më të madh se Faktori shqiptar në BE, kërkesat absurde gjoja  për të drejtat e minoriteteve në Kosovë e Shqipëri – në një kohë kur dihet fare mirë  nga vetë europianët dhe Bota, që shqiptarët janë një nga popujt më mikpritës dhe dashamirës ndaj të huajve, duke anashkaluar problemet e rënda dhe të pazgjidhura që kanë me shqiptarët, - këto dy elemente negative të fqinjëve po i tregon fare qartë politika e SHBA se, ato politika do të dështojnë totalisht ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

Ka ardhur koha që Kosova dhe Shqipëria të integrohen në BE edhe pa u realizuar kushtet e kriteret e vendosura , sepse janë po BE dhe fqinjët që pengojnë realizimin e tyre dhe këtë e tregon edhe integrimi fare normal dhe spektakolar i popullsisë shqiptarë që emigruan në vëndet e Europës, SHBA, Kanadsë dhe kudo, popullsi e cila respekton ligjet e shteteve mikpritëse dhe punon, madje në shumë raste individë nga Kosova dhe Shqipëria janë bërë celebritete dhe punojnë në mënyrë të shkëlqyer.

Shpresojmë që BE të ri-konsiderojë planet e saj ndaj Kosovës dhe ti  realizojë premtimet e saj duke mos i lidhur ato me problemet e Serbisë.

Në të njëjtën mënyrë BE duhet të  mbajë premtimet nda j Shqipërisë dhe ta associojë në qershor 2019, duke mos nxjerrë pengesa nga individë opozitarë, apo nga Politikat rraciste të fqinjëve ndaj Shqipërisë, të cilët me dashje kërkojnë të nxijnë jetesën dhe punën e Popullit Kosovar dhe Shqiptar.

Shpresojmë gjithashtu se SHBA do të vazhdojë përkrahjen nda Faktorit Shqiptar edhe duke  i ndryshuar opinion e disa qarqeve konservatore të BE, të cilat ndikohen shumë nga miqësitë e vjetra me sllavët e grekët të cilët kanë folur dhe flasin shumë negativisht për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat