Zgjedhjet e qershorit, pa kod elektoral dhe pa moral

Opinione

Zgjedhjet e qershorit, pa kod elektoral dhe pa moral

Nga: Ilir Vata Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:21
Ilir Vata

Në zgjedhjet e qershori po hyhet jo vetë pa Kod elektoral, por dhe pa moral dhe kjo është e natyrshme për natyrën e politikës shqiptare.

Ende pa u zgjidhur problemi i reformës zgjedhore, pa ndryshimet në Kodin Zgjedhore opozita është dorëzuar përballë interesit të saj madhor për një reform zgjedhore, por nuk mjafton vetëm kaq, aleatët e saj mendojnë ndryshe të dalin në zgjedhje.

Disa nga aleatë mbështesin kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, të tjerë mendojnë të dalin në vetë, ndërsa flirtojnë me të majtën.

Edhe 6 muaj për t’u mbarsur ajo që pritej, e djathta e dështuar në Tiranë të gjitha gjasat për një humbje të paralajmërua sepse brenda të djathtës nuk ka qetësi.

Ca turren nga pushteti, ca nga pazari dhe paqe politike brenda të djathtës është e brishtë dhe këtë fund viti po pikëtohet e ardhmja e viti të ardhshëm zgjedhor që si duke është e zymtë.

Përpjekjet për reform zgjedhore kanë qenë të pakta, pavarësisht kërkesave të partive të vogla jo parlamentarë, sepse partitë e mëdha janë të interesuara të ecin me kodin e vjetër , politikën e vjetër për të garantuar pushtetin mes dy palëve.

Indiferenca e opozitës lënë për të dëshiruar, hynë në zgjedhje me kodin e vjetër dhe mundësitë janë që të mbetet në këtë gjendje dhe mos më ke.

E djathta duhet ri formatuar që nga ngjizja në 90 dhe deri në sot, një trupë e vetme politike, por kjo është e pa mundur, sepse brenda të djathtës janë spiunët e sigurimit të shtetit, që herë doktori u dha mandate deputeti dhe në fund Basha në të njëjtën hulli, pa ditur se e keqja është brenda saj dhe gjithmonë është tradhtuar nga brenda.

Partia më e madhe e opozitës duhet të këtë zënë mend nga akuzat se është e lidhur me sigurimin e shtetit, dhe të paktën një herë në 30 vite të zërë mend dhe të pozicionohet djathtas duke future si bosht dekriminalizimin dhe kthimin e pronave të pronarëve, pra qasjen e të përndjekurve dhe pronarëve në shtyllën e saj politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat