Vizat, Kosova dhe quiproprios-t e politikanëve - Bota Sot
Vizat, Kosova dhe quiproprios-t e politikanëve

Opinione

Vizat, Kosova dhe quiproprios-t e politikanëve

Nga: Reis Mirdita                                Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Reis Mirdita                               

Vizat janë një kaptinë e veçantë në historinë tonë kombëtare. Një studim i mirëfilltë do të hidhte dritën e duhur kësaj kaptine të kaluarës dhe të sotmes sonë. Kemi kohën e vizave aq të përfolura turke për shpërngulje ku mbisundojnë rrenat e naivëve që i ngjajnë një gjinie letrare apo historike të re të panjohur gjer më sot e që do ta emëroja si “rrëfime fëmijësh për të rritur”. Krejt kjo kaluar e dhimbshme, që si mallkim vazhdimisht si mish i egër përsëritet dhe ritet akoma ditëve tona. Politikanët qëndrojnë në ballë të quiproquos-ve të turpshme me të cilat ushqejnë një numër votuesish të paudhë, pa vizion e sidomos “byrek votuesit” që pa një pa dy i gëlltisin “kodet sot-nesër” të heqjes së vizave për t’iu rrekur vrapit pas “kuleqëve varët” e të cilët, “vetëm ta shtrish dorën” dhe të kënaqesh duke ngrënë pa iu rrekur aspak punës. Vizat nuk janë të mirëseardhura për qytetarët tanë. Politikanët e ardhshëm dhe ca mendimtarë rreth tyre, nuk do të zgjas shumë do të krrokatin se Europa bëri marrëveshje me Serbinë për ta shprazur Kosovën.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vetëm para ca ditëve arsyetohet në mënyrë sa naive aq edhe të paturpshme duke thënë se: “Është premtuar, sepse njëjtë na është premtuar. Pritjet nuk i kemi ngritur vetë. Çdo zyrtar që ka ardhur, të gjithë që kanë ardhur në tri vitet e fundit, na kanë thënë që me kalimin e Demarkacionit ju e siguroni lëvizjen e lirë”. Harron e ngrata se kush s’ka premtua gjë por ka kushtëzuar heqjen e vizave me shumë elemente të tjera që bien ndeshë me politikën e qartë europiane. Ajo dhe të tjerët e politikës shqiptare, manipulojnë ose tentojnë të manipulojnë qytetarët me marrina sikur Europa po na mashtron, duke fshehur korrupsionin si ndyrësirë dhe duke ikur kështu, nga kushti kryesorë që u kërkohet ta çrrënjosin.

Nuk janë qytetarët problemi; janë pushtetarët ata të cilët duhet të rreshtohen pas politikës së sinqertë dhe transparente. Sa keq nëse dikush besoi beson se falja e trojeve tona ishte kusht rrënjësor për ndonjë lëshim eventual! Dhe aq më keq akoma, nëse toka iu fal (në këtë rast) Malit Zi, është korrupsion eklatant i tyre që e mbronin këtë tezë dhe nënshkruan një akt barbar ndaj vendit të tyre! Të falen trojet për të mundur të merren rrugët e botës, qoftë kjo edhe për turizëm e jo më për qëllime të kërkimit të kuleçve varë.

Jo! Nuk e duam lirinë e turpit! Më mirë me viza se pa troje e me politikanë kameleonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...