Bërnabiq kërkon çelësin e artë nga Tirana

Opinione

Bërnabiq kërkon çelësin e artë nga Tirana

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:16
Ana Bërnabiq

Taksa  doganore 100% do të jep rezultate në uljen e numrit te vdekjeve nga kanceri. 

Vendimi për taksë doganore 100% është mbrojtje kundër armeve biologjike në Kosovë.

Vetëm platforma që bazohet në reciprocitet me Serbinë është funksionale për fqinjësi të mirë.   

Neperka serbe tregon etje për krime dhe gjak të shqiptarëve.

Ky vendim i votuar 100% nga deputetet shqiptarë dhe jo serb shpëton shqiptarët dhe të tjerët në Kosovë nga lufta Biologjike e pas luftës që e ushtron Serbia në Kosovë. Këso forma të zhdukjes masive të shqiptarëve Serbia ka provuar edhe më herët. Në vitet 1945-1950 ka aplikuar shkatërrimin total të ekonomisë familjare të shqiptarëve të mbetur në Jugosllavi, me aksionet “otkup” që do të thotë mbledhje dhe ”Vishak” që do të thotë tepricë dhe pastaj në këtë gjendje ekonomike të përgatitur pikërisht për zhdukje masive të shqiptarëve  lanson viruset: e Tifos, Tuberkulozit, Etheve hemorragjike, Variolës  dhe Kolerës. Nga këta virus nuk vdisnin serbët kolonizatorë, popet në kisha , milicët as ushtria serbe, por vetëm shqiptarët civil, objektiv të kësaj lufte. Në këtë periudhë të shkurtër kohore, supozohet së numri i shqiptarëve në Jugosllavi ka zbritë për 30%. Synimi i Serbisë ishte pastrimi biologjik i tokave shqiptare nga popullata vendase autoktone dhe kolonizimi i këtyre tokave me serb. Ata synonin në forma të ndryshme daljen në Durrës. Këso forma  të luftës Biologjike Serbia provoj edhe në vitet 1991 në shkollat shqipe ku helmoj, me helme luftarake  7000 nxënës dhe mësimdhënës shqiptarë pasi kishte organizuar segregacionin në arsimin e Kosovës. Luftën me arme për shkatërrim në masë Serbia e provoj edhe në Luftën e  Koshares por këtu nuk pati suksesin e planifikuar, ngase ushtaret e Koshares ishin të stërvitur  dhe pajisur mirë për ta përballuar një luftë të tillë.  Me luftën biologjike shqiptarët u përballen  edhe në vitin 1999-2000 (hiperpopullzimi i minjëve që shkatërronin bujqësinë në formë masive) por ishte në Kosovë KFOR dhe mori masa kimike dhe biologjike për të ekuilibruar ekosistemin e helmuar nga Serbia.

Nuk është e vërtetë se shqiptarët vdesin nga uraniumi i varfëruar, nga se në të njëjtin vend jetojnë serbeë dhe ndërkombëtaret  por nuk vdesin nga se nuk konsumojnë ushqimin e përgatitur nga Serbia dhe Bosnja për të vrarë shqiptarët. Tani me lejen e Kosovës në mënyrë selektive do të ushqehen vetëm Popët serb dhe stafi i tyre. Kështu, me luftë biologjike sikur shumë herë në histori të zhduk shqiptaret si lloj nga i cili nuk ka rrezik por nuk mund të realizoj opsionin e okupimit të tekave të tyre dhe daljen në Durrës. Nepërka serbe edhe një herë tregoj etje për konflikt dhe gjak shqiptarë. Ajo para disa ditësh u tregoj shqiptarëve të Kosovës së opsionin e luftës e ka në tavolinë. Por në të njëjtën kohë bënë alarm në Botë, Rusi, dhe shtetet tjera që kanë përafërsisht etje të ngjashme, që të mos lejojnë që shqiptarët të armatosën. Nga se luftërat me ushtri Serbia i ka të humbura. Ajo do të i mbajë shqiptarët e pa armatosur të gatshëm për “opsionin e sajë në tavolinë” do të thotë për luftë kundër shqiptarëve, por që këta i duhen të pa përgatitur dhe të pa armatosur. Bernabiçka kërkoj ndihmën e Shqipërisë në këtë luftë.  Pra ndihmë nga shqiptarët kundër shqiptarëve!!!? Nga kryeministri Edi Rama kërkoj të tërheq njohjen e shtetit të Kosovës. Pra kërkoj edhe një herë “Çelësin e Artë nga Tirana”. Për këtë ajo ndoshta e llogariti punë të kryer nga se Kryeministri  Rama këtë çelës i pat dhuruar Zoran Bregoviqit për këngën “Kallashnikov” që u këndoj shqiptarëve të Tiranës pas luftës në Kosovë, pas  400 masakrave që serbët i kishin bërë vëllezërve të tyre në Kosovë, pas dhunimit të 20.000 femrave shqiptare, pas vrasjes së 17.000 shqiptarëve civil nga mosha 2 deri 105 vjet, pas pastrimit etnik të Kosovës, pas shndërrimit të Kosovës në tokë të djegur. Tani edhe një herë kërkoj këtë ndihmë  nga Shqipëria. Kjo thirrje i bije, Shqipëri na ndihmo të shkatërrojmë Kosovën nëse doni  marrëdhënie të mira me Serbinë. Presidenca e Kosovës,  grupi për negociata të hartojnë platformën e marrëdhënieve më Serbinë ta hartojnë, ekskluzivisht mbi bazë të reciprocitetit në të gjitha fushat. Kjo është forma mbase e vetme për të ndalur konfliktin në Gadishullin Ilirik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat