Skandaloze/Presidenca: Kryeministrin e japim, Mogherinin se japim?!

Opinione

Skandaloze/Presidenca: Kryeministrin e japim, Mogherinin se japim?!

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Mogherini dhe Thaçi

Këto ditë nga Presidenca na doli një sihariq i ri kur Presidenca është kundër Kryeministrit të vet duke e mbështet Mogherinin.

Këtë sihariq na e servoi telalli në Presidencë Bekim Çollaku, shef i stafit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që deklaroi se në takimet zyrtare, formale dhe joformale asnjëherë nuk është vërejtur një nuancë njëanshmërie.

Shumë analistë botëror dhe evropian, eurodeputetë dhe deputetë të Parlamentit BE si dhe shumë analistë opinionistë,shoqëria civile,partitë politike dhe Qeveria e Kosovës po edhe populli, po e sheh se në takimet formale dhe joformale, jo nga toka, por bile dhe nga hëna janë vrejtur dallimet e Fedrica Mogherinit midis Kosovës dhe Serbisë. Haptas është vërejtuar anshmëria kah Serbia.

Aq miope na qenka kjo Presidenca e jonë sa qe të gjithë i kanë vërejtë këto nuanca njëanshmërie, pos Presidencës tonë.

Nuk ka nevojë t’ia numëroj këto nuanca, sepse edhe Presidenca i dinë edhe vetë, por marohet se nuk i dinë,sepse kështu po i konvenon. Po ia numëroi disa:

A është zbatuar Marrëveshja për mospengimin ne anëtarësimin e Kosovës nëpër Organizatat ndërkombëtare, Marrëveshja për energjinë, për të pagjeturit, për diplomat, për lëvizjen e lirë, për heqjen e strukturave të dyfishta të sigurisë, për lëshimin e urës së Imbrit, jo asnjëra nga
këto nuk janë zbatuar.

Të gjitha këto Marrëveshje Serbia as sot e kësaj dite nuk i zbaton. Ju të Presidencës heshtni siç keni heshtë gjithmonë. E mos zbatimi i këtyre Marëveshjeve ka shkuar në dëm të Kosovës, të shtetit në të cilin ju jeni në krye.

Na thoni ju të Presidencës së pse z.Mogherini nuk i ka reaguar asnjëherë Serbisë për moszbatimin e këtyre Marëveshjeve, pse ju të Presidencës nuk keni reaguar, pse veç ju e dini.

U desht të reagojë Qeveria për të gjitha këto njëanshmëri në dobi të Serbisë edhe në dëm të Kosovës duke e vu taksën 100% në produktet e Serbisë. E bëri këtë, sepse dikush duhet t’i dal zot vendit. Kur nisi të funksionojë kjo taksë e preferuara e juaj z.Mogherini u qart, u prish, lëshoi ultimatume për heqjen e taksës, prej se cilës ka dobi vendi jonë. Është një taksë e drejtë sovrane e shtetit tone dhe nuk duhet të hiqet.

Dhe krejt në fund Presidenca e ka vendin dhe rolin e vet Kushtetues më shumë si këshilldhënëse, kurse roli ekzekutiv në pruarjen e vendimeve zhvillimore i takon ekskluzivisht Qeverisë sepse janë në kompetencën e saj.

Prandaj t’i dalësh zot njeriut, i cili thjeshtë bën nuanca në dialog, e ta sulmosh Qeverinë me Kryeministrin në krye me Ramush Harajdinajn, është diçka skandaloze, e tmerrshme, mbase edhe e turpshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat