E harruam dramaturgun Teki Dervishi

Opinione

E harruam dramaturgun Teki Dervishi

Nga: Esad Dujaka Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:42
Teki Dervishi

Jemi në Prishtinë. Rrijmë ca shokë të dikurshëm nga Rilindja dhe befas e rrokim llafin për mikun tonë, rebelin siç e quanim, ose ai si “bomba pa kapsulë”, por që filloi së shkruari në nisje me poezi derisa ishte nxënës i fillores në Gjakovë. Shumë shpejt bëri emër dhe në revistën letrare JETA E RE (liber) që botohej në çdo dy muaj e që e drejtonte njeriu dhe poeti i mirë e i urtë Esat Mekuli. Ua kaloi shpejt shokeve me te vjeter poet ne ze…
E kam fjalën për shokun tim të femërisë, Teki Dervishi, i cili ishte i pakuptueshëm për brezin e vet për veprimet që kryente.

Tekiu që nuk e hapi zemrën me ne moshatarët, iu rrek çështjes kombëtare si gjimnazist dhe iu bashkua Grupit të Demaçit për Rrafshin e Dukagjinit. Një mëngjes qershori të vitit 1964, e kapën policia jugosllave, pa i mbushur të 19-tat dhe e burgosën ku i kaloi disa muaj në Burgun e Qarkut në Pejë e pastaj 2 vjet e gjysme ne Golin Otokun famkeq ne nje ujedhese ne Detin Adriatik, ne Kroaci.

Por, ja qe Teki, miku i dërmuar dhe i sëmurë që nga ditët e burgut, e lëshoi shëndeti dhe vdiq në kohën më të mirë. Paten shkuar shoket me te ngushte per ta vizituar në Spitalin e Prishtinës. I kishte porositur si amanet:”I kam mbi 14 vepra të shkapërderdhura nëpër kompjuter…Mos harroni, t ‘i nxjerrni, t ia afroni ndonjë botuesi!” Dhe k. kishe kthyer kokën nga muri…

Por, a i mbetëm borxh Tekiut poet, shkrimtar,dramaturg e gazetar? Po, madje thuase e kemi harruar koxha si shpejt dhe shumë e tash thuase nuk na bie fare ndërmend për te!

Vallë çka u bë me fatin e shkrimeve të tija, ato që kishin mbetur nëpër kompjuterë të ndryshëm gjatë viteve të fundit? Krejt çka u tha dhe që dëgjova edhe unë nga goja e një ish ministri të Kulturës, se janë nxjerr dorëshkrimet e 10 librave, por se puna ka ngelur në gjysmë për shkak të mungesës së mjeteve dhe disa mosmarrëveshjeve që, sipas meje, janë të zgjidhshme nëse angazhimi është këmbëngulës dhe i sinqertë për të drejtat e autorit.

T’ua them shkurt, fjala është për rreth 15 mijë euro të cilat duhet shtuar për ta kompletuar botimin e 10 librave të Teki Dervishit. E që bëjnë të tërat 40 mijë euro. Janë shumë, por nuk janë shumë për një krijues të kalibrit të Tekiut, për një Ministri të Kulturës, se ato dhjetë libra që janë thesar i vërtetë për letërsinë shqiptare, e veçmas dramaturgjinë (ku dorën në zemër na mungojnë tekste të kalibrit të Dervishit…)

E pse të mos hatrohemi në kriteret e institucioneve, por më shumë qeveritarëve të Kosovës se kur ishte fjala për të tilla botime janë ndarë e dhënë pa hamendje për dy komplete të dy personaliteteve edhe pesëfishi i këtyre mjeteve që lypsen për të parë dritë vepra e Teki Dervishit!Padrejtesi apo shkelje e dinjitetit te nje shkrimtari edhe per se vdekuri! Marri dhe turp!

Te tilla raste jane per keqardhje, qe tregojne se “sa poshte ka ra katundi yne”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat