Qakordimi i skenës politike në Kosovë

Opinione

Qakordimi i skenës politike në Kosovë

Nga: Nue Oroshi Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:21
Nue Oroshi

Tek skena politike e Kosovës sot e pamë një mosfunksionalitët dhe moskordinim të veprimeve politike,qoftë në mes të institucioneve shteterore qoftë në mes të atyre opozitare.Opozita thërret në orën dhjetë mbledhje urgjente dhe nuk merr pjesë fare pozita,kurse në anën tjetër parlamentareve i drejtohet presidenti në detyrë dhe prapë edhe aty marrin pjesë vetem 30 deputet. Rrëmujë e madhe... Rrëmujë... O perëndi, ende pa u krijuar shteti shqiptarë u bënë edhe shumë rremuja do të na thoshte shkrimtari ynë Ismail Kadare në romanin e tij " Viti i mbrapshtë".

E njëjta gjë po përseritët edhe në Kosovë.Presidenti thotë deshiroj ndryshimin e kufijve,kryeministri i thotë jo nuk ka prekje të kufijve kurse kryeparlamentari i thotë se nëse Serbia e hap Kutinë e Pandorës dhe ka kërkesat e saj ashtu sikurse ne që i kemi tonat. Me këtë do të thotë që opsioni i ndryshimit të kufijve mbetët hapur.Opozita të vetmën zgjidhje e mendon dhe e sheh më zgjedhje te reja, por për këtë nuk e ka fuqinë e bërjes së 61 votave por deri më tani edhe nuk e ka marrë iniciativën në mënyrë konkrete për një veprim të tillë.Për këtë ajo duhet të jetë e qartë,dhe ta merr përgjegjësinë politike, qoftë duke kërkuar shkarkimin e Qeverisë ose duke e paraqitur një platformë politike për një koncenzues shtetëror deri në perfundimin e marrveshjeve me Serbinë.

Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta di se një pjesë të Qeverisë e ka jofunksionale sepse këtu kemi të bëjmë me Ministrat e Listes Serbe që ka muaj qe nuk dalin në punë dhe marrin të ardhurat si dhe Ministrat e Behgjet Pacollit që nuk përfaqësojnë asnjë fuqi politike, por për fatin e keq duke bllokuar dhe deshtuar në dy resorët me të fuqishem dhe me të ndishëm politikë siç është Ministria e Puneve të Jashtme si dhe Ministria e Puneve të Brendshme.Me një fjalë Kryeministri Ramush Haradinaj duhet të bëj ndryshimin e kabinetit Qeveritarë,në mënyrë që Qeveria të jetë e kompletuar.

Ky qakordim që është parë sot në institucionet dhe opozitën e Kosovës,ka treguar një nivel të papjekurisë politike që i ngjanë atij inati rrahagjoks se unë jam unë, dhe pa mua mu nuk bëhet ky vend. Deri kur do të dëmtohet qytetari i Kosovës në këtë mënyrë, që në këto ditë të ftofta dimri po lufton për egzsitencë,duke u ballafaquar me vështirësitë jetsore në çdo moment. Politikanët janë për të marrë përgjegjësi politike qoftë pozitë apo opozitë dhe për të vendosur për fatin e vendit dhe shtetit në faza të caktuara, gjatë periudhës kohore kur janë në pushtet.Prandaj uluni bashkarishtë, të gjithë në një sallë, propozoni intelektualët më të mirë që i keni të gjitha partitë politike dhe leni ata të bëjnë një strategji shtetërore. Pa një strategji shtetërore të përbashkët nuk ka suksese në politikë.Mos harroni se kemi të bëjmë me një armik shekullorë që nuk është duke lanë gurë pa lëvizur për dëmtimin e shtetit të Kosovës.

Mos e harroni atë thënjen legjendare të kryeheroit shqiptarë Gjergj Kastriotit për bashkimin e thuprave që smundet ti thyejë askush kur janë bashkë, apo edhe thënjen legjendare të heroit të kombit Agim Ramadani se kur pushkët bashkohen krismën e kanë me te mirë, në këtë rastë kur intelektualët e zgjuar e bëjnë një strategji të përbashkët për Kosovën, jam thellësisht i bindur se përballjen me armikun tonë shekullor me Serbinë e keni ma të lehtë.Hiqni nga koka dy komplekse, njërin që i dini të gjitha gjërat dhe tjetrin të shpuarjes së gjoksit tuaj duke e rrahur se jam me i miri i këtij vendi.Nesër pasardhësit do t'iu gjykojnë për atë që keni bërë, dhe jo për atë që keni pasur në mendje ta bëni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat