Presidenti Trump ka të drejtë me politikën e tij ndaj Kinës

Opinione

Presidenti Trump ka të drejtë me politikën e tij ndaj Kinës

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Presidenti amerikan Donald Trump

Nuk ka ndodhur më parë, që një president amerikan, në shtypin dhe mediat gjermane,  të paraqitet në mënyrë aq kritike, sikurse presidenti Trump. Nuk kalon ditë pa hasur tema, shkrime, analiza si në mediat vizuale, të shkruara dhe elektronike që nuk u kritikua dhe kritikohet politika e presidentit amerikan. Kritikat  drejtohen si në politikën e brendshme amerikane, po ashtu edhe në politikën e jashtme të shtetit. Qeveria gjermane është e kujdeshme dhe shikon që marëdhënjet bilaterale me SHBA-të mos të dëmtohen. Këtu çmohet rëndësia dhe pesha që kanë SHBA-të për EU-në, demokracinë perendimore dhe në përgjithësi për botën. Pa SHBA-të, rendi botëror do të zhytej në një kaos të përgjithshëm.

Në një shkrim të këtyre ditëve flitej për politikën e presidentit Trump ndaj Kinës dhe ndër të tjera thuhej: “ Ndoshta një ditë do t`i falenderohemi presidentit, Donald Trump “. Shkrimi më tutje e përshkruan Rusinë, e cila në krahasim me Kinën, në çdo pesë vjet i zhvillon zgjedhje parlamentare, së paku në mënyrë teorike. Pastaj po në këtë nivel (teoritikisht) ka edhe opozitën, si dhe çasje në internet.

Ndërsa në Kinë mund të jesh i lumtur nëse politikisht nuk je i angazhuar, dhe nga lart askush nuk është i interesuar për ty. Në Kinë, nga pakujdesia, apo nga lutjet që mund t`i bësh në ndonjë lëvizje besimi, mund të përfundosh për vite të tëra, në ndonjë kamp të punës.

Megjithatë, vazhdon më tutje shkrimi, nga përfaqësuesit e qeverisë gjermane, për mungesen e shprehjes së mendimit të lirë dhe brutalitetin e tillë kinez nuk flet dhe  nuk reagon askush. Për shumkend është e parëndësishme se si kinezët sillen në botë. Tash për tash e vetmja fuqi e madhe që aktualisht është në gjendje të konkurroj me kinezët janë SHBA-të. Qeveria kineze, nëse nuk jemi të vëmendshëm, në mënyrë të pavërejtur dhe të padukshme është kampione në thyerjen e rregullave ndërkombëtare. Politika amerikane në 20 vitet e fundit ishte në defanzivë, toleronte shumëçka dhe shikonte mes gishtërinjëve, marrëveshjet tregtare në dëm të saj.

Presidenti Trump, është presidenti i parë amerikan që modelin injorues të biznesit kinez, të cilët po e keqpërdorin miqësinë perendimore, nuk po e pranon. Pra presidenti Trump nëse nuk mund ta ndaloj Kinën, e cila me metoda të tilla po përpiqet të bëhet fuqi botërore, por së paku do t`ia ngadalësoj rrugën. Sa u përket interesave të të tjerëve, në raport me Kinën, EU-ja është naive. Cilido shtet i EU-së nuk mund ta kuptoj, të niset për mbrojtjten e interesit vetanak nacional, ashtu siq vepron Kina. Kjo ide është tejkaluar në EU dhe mendohet në interesin e përgjithshëm të Unionit, e jo të secilit komb veq e veq.

Bizneset kineze gëzojnë të drejtat e njejta si  çdo vend tjetër dhe nuk ballafaqohen me kurrfar vështirësish ligjore. Kurse bizneset e EU-së, dhe të vendeve të tjera hasin në shumë vështirësi byrokratike e ndoshta edhe politike në Kinë. Atje së pari shikohet interesi politik, pastaj ai ekonomik dhe shumë gjëra të tjera që vështirësojnë biznesin e huaj. Në të kundërtën kinezët duke shfrytëzuar ligjet liberale të EU-së, përpiqen t`i blejnë firmat me renome duke premtuar  sjellje korrekte biznesi. Shpeshherë kur mendohet në Azinë, mendohet në urtësinë e budizmit e nuk mendohet në gabimin që mund të bëhet, po kur të hetohet gabimi atëhere mund të jetë shumë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat