Izet Demaj, yll drite i lirisë

Opinione

Izet Demaj, yll drite i lirisë

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:18
Izet Demaj

Sot eshte ne zi Vrella,vendelindja ku u linda dhe u rrita,por edhe krejte Kosova sepse e humbi njeriun i cili tere jeten ia kushtoj lirise,sepse Izeti e donte shum lirin.Luftoi si lua ne Malet e Koshares se bashku me heronjet e kombit Agim Ramadani,Salih Qeku e shume te tjere.Ishte si rrufeja dhe shiqeta qe e shenonte armikun kudo qe perballej me te.Aremiku ia kishte friken,tmerrohej prej tij .Luftoi si lua derisa bashk me shok e rrexoje per toke kufirin e hekurt Kosove-.
Shqiperi,qe ne kete kufije me gjemba kishin ra deshmor shume patriot dhe atedhetar te kombit per gjate shume viteve.

Por ai sot nuk eshte me gjalle.U vra nga dora kriminele ne mbrojtej te atedheut,ne mbrojtje te qytetareve te Istogut.U perball me banden kriminele per ti dal zot atedheut.Nuk ia doli.Vdiq ne kacafytje me kriminelet.Vdiq aty ku kurr nuk e kishte paramendu,ne vendilindjen e tij ne Istog.Vdiq si hero.

Sot edhe Kosharja ka zi pa qane per birin e tij,per luftetarin e tij,per heroin e kombit,per policin e shkelqyer qe ia zbardhi fytryren Kosoves

Sor e tere Kosharja ishte ne zi e lot.Ishin mbledhe aty shume komandant te UCK,shume bashkeluftetare per ti dhane lamtumiren e fundit heroit te kombit Izet Demaj.

Sor ne Koshare e cila ishte e mbulueme me velin e zise u vorrosh heroi i Kosoves Izet Demaj afer shokeve te vet heroj te Kosoves Agim Ramadani,Salih Qeku e shume te tjere.Shkoj heroi te herojt ne perqafim te amshueshem,

Vepra e tij do te jete shembull per shume breza te ardhshem dhe per te gjithe se si luftohet dhe vdiqet per atedhe.

Pusho i qete ne dheun e Dardanise,kurse Vrella e jote te cilen aq shume e deshte do te perkujtoj pergjithemon.

Lapidari i yt qe do te ngritet ne vendlindjen tende ne Vrelle do te jete Yll drite i lirise i cili do te shendrite pergjithemone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat