Stop përdorimit fishekzjarreve për festat e fundvitit

Opinione

Stop përdorimit fishekzjarreve për festat e fundvitit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 1 janar 2019 Në ora: 13:49
Skënder S.Kapiti

Janë shumë gjëra të pakuptimta në mynyrën se si fastohen festat dhe sidomos ato te fundvitit me zhurma e krisme të padurushme fishkzjarrësh, sikur të jenë krisma armësh e bombash të cilat janë të padurueshme dhe stresante për shumicën e qytetarëve, e që nuk bëjnë asgjë përvecse  dëme me ndotje akustike, të amjentit, të ndotjes së ajrit prej helmeve të barutit, si dhe në jo pak raste edhe të dëmtimeve fizike të qytetarëve.

Përdorimi  fishekzjarreve nga qytetarët por edhe nga organet e pushtetit të cilët harxhojnë shuma të mëdha parash krejtësisht në mënyrë të panevojshme për blerjen dhe për përdorimin e tyre do të ishte mirë p.sh. që këto para t’u jipeshin atyre të varfërve dhe familjeve të cilat jo vetëm se nuk kanë mundesinë financiare për të festuar  Vitin e Ri por e kanë problem mbijetetesën ekonomike.

Kremtimi i festave në mënyrë të tillë ka krijuar këtë traditë fishekzjarresh krejtësisht si një traditë shpenzimesh festive kotësie, krejtësisht të panevojshme dhe stresante, por që shkaktojnë  madje dëme të mëdha edhe për shëndetin e njerëzve, dëmtimin e syve, lëkurës dhe mushkrive prej helmeve luftarake që lëshohet prej shpërthimit të tyre.

Pra nuk kemi pse të bëjmë me fishekzjarre zhurma e krisma , dhe as pse të emëtojmë artificialish tymra, gazra dhe helme në ambjete të tejmbushura me njerëz. Pra duke parë efektet shumë negative të fishekzjarreve duhet minimizuar përdorimi i tyre ne raste festash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat