Kosova e kulturuar dhe Serbia e tërbuar

Opinione

Kosova e kulturuar dhe Serbia e tërbuar

Nga: Rexhep Torte Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:49
Rexhep Torte

Kosova mund ta demaskojë dhe deklasojë Serbinë në fushën diplomatike me lehtësi dhe në mënyrë efektive vetëm nëse urgjentisht  librat më të mirë që janë botuar në Kosovë për dhunimet makabëre serbe ndaj femrave shqiptare, për djegiet e shtëpive dhe vrasjet e mijëra shqiptarëve, përkthehen në gjuhë të huaja dhe u dërgohen ambasadorëve të OKB-së, BE-së, PE-së dhe liderëve tjerë botërorë. Fjalët e thena gojarisht nga  qeveritarët e Kosovës  i ka mërrë shpejt era.Vetëm libri e ka kohegjatësinë dhe sigurinë e informimit-

Lajmet që na vijnë nga Beogradi dhe nga vende të ndryshme të botës dëshmojnë se Serbia është kapluar nga një frikë dhe agresivitet maramendës. Këtë gjë e dëshmojnë më së miri deklaratat e pamatura dhe brutale  të lidershipit të Serbisë dhe fushata e ashpër lobuese e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Këtë e dëshmon edhe aktivitëti diplomatik i Serbisë nëpërmjet shkresave  që Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë ua ka dërguar homologëve të saj në shumë shtete të botës me të cilat kërkon  që shtetet të cilat  tashmë e kanë njohur Kosovën e pavarur ta tërheqin këtë njohje. Bërnabiq një shkresë të këtillë i dërgoi edhe Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, i cili menjëherë iu përgjigj në mënyrë negative. Nëse shtrojmë  pyetjen si është e mundur që Bërnabiq ti drejtohet edhe Edi Ramës me një shkresë me kësi përmbajtje  kur dihet apriori se Rama  do ta refuzonte një kërkesë të tillë, përgjigja do të ishte se Serbia në këtë mënyrë qoftë edhe me refuzimin e saj dëshiron ta sensibilizojë çështjen se gjoja Serbisë lidhur me Kosovën  është duke iu bërë një padrejtësi e madhe. Këtë e dëshmon edhe fushata e ashpër e dinake që po e bën Serbia në shumë shtete të Afrikës dhe në shtetet e Amerikës latine duke u shitur armatime me çmime të volitshme apo edhe duke ua dhuruar falas, vetëm e vetëm që ndonjeri nga këto shtete ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo fushatë e ashpër e dinake e Serbisë nuk është  gjë tjetër veçse dëshmi se Serbinë  e ka kapluar frika se bota tashmë çdo ditë e më shumë është duke i kuptuar dokrat e saj gënjeshtare dhe se këto janë edhe përpëlitjet dhe manovrat e saj që i kanë mbetur për të vepruar kundër pavarësisë të Kosovës.  Kjo fushatë e ashpër kundër Kosovës tregon edhe njëherë se në damarët   e Serbisë nuk rrjesh gjak  për paqen e mirëkuptimin, por rrjedh vrer  për luftë dhe  krimin.

E tërë kjo tregon se Serbisë  si gjarpër helmues i Ballkanit duhet  ti shtypet mirë e mirë koka për të gjitha të zezat e tmerret që i shkaktoi në Kroaci, Bosnjë e në Kosovë. E tërë kjo është rezultat i angazhimit të pamjaftueshëm të Bashkimit Evropian për ta ndëshkuar në mënyrë meritore Serbinë. E tërë kjo është rezultat edhe i vetëkënaqësisë së lidershipit të Kosovës pas çlirimit dhe pavarësimit të saj se tashmë rruga do të jetë më e lehtë dhe se të tjerët do të na i kryejnë punët. Lidershipi i Kosovës duhet ta ketë të qartë se BE nuk i ka përjetuar plagët që i përjetoi Kosova  dhe se nuk mund të ketë një qasje reale ndaj Kosovës. E njejta gjë vlen edhe për Frederika Mogherinin, apo paraardhësenn e saj, si edhe për Johanes Hanin, sepse qëllimi i tyre është ta zbusin situatën qoftë edhe në dëm të Kosovës, sepse interesi i tyre nuk është zgjidhja e drejtë, por vetëm të fitojnë pikë pozitive për realizimin e punës së tyre për tu  avancuar  në poste të tjera. Për këtë flet qartë edhe vendosja në një rafsh  të Serbisë agresore me Kosovën viktimë, që pasqyrohet edhe me aktivitetet e EULEKS-it  e të  Gjykatës speciale në Kosovë  ku UÇK zhvilloi një luftë mbrojtëse e çlirimtare, se sa në Serbi ushtria dhe paramilitarët e të cilës kryen krimet më makabere në Kosovë, ndërsa kriminelët serbë jetojnë të lirë në Serbi. Kjo i bjen sikur shqiptarët e  Kosovës ta kishin  okupuar Serbinë e të kishin  kryer krime në Serbi dhe jo anasjelltas. Kjo don të thotë se BE është duke bërë  ndërim të tezave në ushtrimin e drejtësisë.

Kjo është rezultat edhe i naivitetit dhe paaftësisë së lidershipit të Kosovës që nuk është dashur të hyjë assesi në bisedimet e zhvilluara në Bruksel, pa kërkuar falje  publike  Serbia për  masakrat e kryera në Kosovë dhe pa u zbardhur fati i 1860  shqiptarëve kosovarë që figurojnë  ende të  pagjetur. Veprim  i qëlluar i lidershipit të Kosovës është taksa prej 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë  në Kosovë, gjë që e nderpreu ushujzën serbe që po ushqehej vazhdimisht me gjakun kosovar edhe në rafshin ekonomik. Veprim i qëlluar është edhe themelimi i ushtrisë së Kosovës, si  edhe themelimi i grupit negociator që duhet te jetë shpresëdhënës  për bisedimet Kosovë-Serbi.

Lidershipi i Kosovës gjer më sot është sjellur shumë butë dhe në mënyrë të kulturuar ndaj Serbisë në krahasim me propagandën e fuqishme gënjeshtare që Serbia po e ushtron  kundër Kosovës. Serbia ndaj Kosovës ka mbajtur qëndrim kolonial dhe uzurpues që nga Kongresi i Berlimit në vititn 1978, Konferenca e ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1920. Serbia asokohe i ka patur shtrirë krahët për ta okupuar edhe Shqipërinë e sotme për ti mundësuar vetes  dhe Rusisë dalje  në Adriatik, por nuk pari sukses për shkak të themelimit të Shtetit Shqiptar. Serbia gjatë Luftës së Dytë Botërore  nëpërmjet Partisë Komuniste mashtroi dhe zhgënjeu strukturat shqiptare në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, duke shkelur marrëveshjet e arritura se pas çlirimit nga okupacioni gjermano-italian populli shqiptar do të vendoste vetë për fatin e tij, gjë që nuk ndodhi, por u ushtrua  një terror maksimal në të gjitha territooret shqiptare që mbetën nën ish Jugosllavi. Kjo situatë e padurueshme i detyroi shqiptarët e Kosovës që të ngrihen në protesta të fuqishme në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të me parrullën “ Kosova Republikë, ja me hatër ja me luftë”, të cilat u shuan me vrasje, burgosje e dënime drakonike, por edhe me suprimimin e administratës dhe të arsimit e të gjitha niveleve në Kosovë. Pas kësaj ndodhi  edhe okupimi  i Kosovës me  40 mijë forca ushtarake e paramilitare serbe të armatosura gjer në dhëmbë  e të shoqëruara edhe me njësitë tankiste. Në këtë  periudhë ndodhën edhe masakrat  ndaj Jasharajve në Prekaz, masakra e  Reçakut, Izbicës, Krushës së Madhe, Gjakovës etj., që tronditën tërë botën demokratike,  dhe pas bombardimeve 72 ditëshe të aviacionit të NATO-s, e detyruan Serbinë të tërhiqet nga Kosova, që më në fund Kosova ta fitojë lirinë e vet. Serbia me agresionin  e  vitin 1999 Kosovën e bëri shkrumb e hi, dogji qindra mijëra shtëpi, vrau 15 mijë  shqiptarë të pafajshëm mes tyre gra, pleq e fëmijë dhe dhunoi 18 mijë femra shqiptare në mënyrën më mizore që ka parë njerëzimi. Dhunimet  ndaj femrave shqiptare janë më shumë se vrastare, sepse atyre u është vrarë nderi, dinjiteti dhe dëshira për të jetuar.

Lidershipi i Kosovës ka patur dhe ka argumente dhe  mundësi që ta demaskojë dhe deklasojë shumë lehtë Serbinë për të zezat që ia ka bërë Kosovës. E para që është dashur të bëhet e që e kam përmendur në të gjitha shkrimet e mia për Kosovën, është përkthimi i librave më të mirë që janë shkruar gjer më sot  për terrorin  e dhunimet serbe në Kosovë  të shoqëruar  edhe me fotografi. Këto libra është dashur tu dërgohen ambasadorëve në OKB, në BE, në Parlamentin Evropian dhe liderëve të shteteve tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zgjohej dhe sensibilizohej edhe ndërgjegja me e fjetur njerëzore. Këtë duhej ta kishte bërë me kohe lidershipi e sidomos diplomacia e Kosovës. Mijëra herë   më bindës do të ishte leximi dhe fotot e këtyre librave të përkthyer sesa fjala gojore e një ministri apo diplomati nga Kosova.

 Përkthimi dhe shpërndarja e këtyre librave nëpër botë  për  terrorin, djegiet,  vrasjet  dhe dhunimet që ushtria serbe i ka berë ndaj shqip[tarëve në Kosovë  mund të bëhet edhe tani, pa vonesë, sepse kjo është puna më e efektshme për Kosovën. Bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse e përfundimtare nuk ka gjasa të përfundojnë aqë shpejt sa mendohet për arsye të kompleksitetit të çështjeve  dhe të ambicjeve serbe, prandaj propaganda  e Kosovës për demaskimin e Serbisë duhet të jetë e menjëhershme dhe e fuqishme për çka ekzistojnë argumente bindëse për të gjithë.

Kohëve të fundit në Beograd, Athinë, Shkup e gjetiu dëgjohen zëra naivë se gjoja marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë e Greqisë mund të shërbejë si shembull edhe për bisedimet e Kosovës me Serbinë, gjhë që është tejet e pallogjikshme dhe e pamundur, sepse problemi i Kosovë- Serbi  ndryshon rrënjësisht nga ai  Maqedoni- Greqi. Serbët  kanë ardhur në Ballkan nga Karpatet në shekullin e  6 dhe më së shumti janë zgjeruar duke i pushtuar tokat ilire dhe në tokat ilire kanë ndërtuar kishat dhe manastiret orthodokse duke ndryshuar edhe toponimet ilire. Është mëse e njohur se pasardhës të ilirëve janë vetëm shqiptarët dhe se shqiptarët nuk kanë pushtuar as edhe nje pëllëmbë toke të huaj. Faktet historike flasin se serbët kanë probleme edhe me identitetin dhe gjuhën e tyre. Serbia njëherë e përgjithmonë duhet ti largojë duart nga Kosova dhe se për këtë nuk duhet të ketë asfarë kompromisi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat