Thaçi e trash kuletën e Isa po ia bën hunit me sy

Opinione

Thaçi e trash kuletën e Isa po ia bën hunit me sy

Nga: Sinan Kastrati Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:58
Sinan Kastrati

Shumë e lodha mendjen se kuajt me ia urua Vitin e Ri 2019. Në fund vendosa që veç atyre që kanë shtëpia të mira, kerre luksoze, shumë para e pushtet absolut në Kosovë, atyre ua uroj me “dëshiraë” që edhe këtë vit ti rrisin rrogat e t`ju kalojmë “shtatë evropave” me rrogat më të mëdha, me më së shumti zv.ministra, zyrtarisht 79 me nga 27 këshilltarë e me nga dhjetëra përcjellës, roje e policë.

Eh, sa mirë kur të kemi këso udhëheqësish që mendojnë për fukarenjët dhe posa të vijnë në pushtet, i punësojnë ata e numri i të papunëve, fukerenj, zvoglohet.

A s`pat ty gjynah shka pa hjeki unë a?

Seç mu kujtua tregimi për dy dembelat që edhe me fol pritonin. Njëherë në një ditë vere të nxehtë, si në Dukagjin e në Drenicë më, që edhe Hëna të djeg se jo më Dielli i Korrikut e Gushtit, dualën dy dembelat nën një hieje dardhe. Njëri nga dembelët e pa një dardhë dhe po i thot dembelit tjetër: -Dua me hyp në dardhë e me e marrë dardhën! -Qysh bren nuk po priton me fol?

Dhe dembeli hyp por kur don me e marrë dardhën, ajo i bjen te kryet e dembelit që ishte në tokë. Ama ky ishte demel se jo mahi. Por kësaj radhe i then “parimet” dhe e merr dardhën e dugt e pe han.

Dembeli që ishte në dardhë i thot: - A nuk pat vjen gjynah se çka hjeka unë e ti po ma ha dardhën? – E ty a nuk pat vjen gjynah prej meje shka pa hjeki tej pe ha a?

Dhe doli ashtu qysh flitej nëpër qarrshi. Po shyqyr që edhe ne me politikanët tanë jemi të parët dikund, e ku tjetër pos me rrogat më të larta në shtetet ballkanike e korrupcinin, si “bakshish” e kanë për vëllezërit, djemt e vajzat e tyre.

Thaçi e trash kuletën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK). Nga ky dokument shihet se Thaçit të ardhurat vjetore i janë rritur krahasuar me vitin paraprak. 32 mijë e 66 euro e 97 ….

Haradinaj, te një milionëshi

Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2017 dhe 2018, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej mbi 800 mijë euro. Ai e ka deklaruar një shtëpi banimi prej 950 metra katror, të cilën e ka të lëshuar me qira, që vlen 300 mijë euro, shtëpinë familjare-kulla që vlen 270 mijë euro, tokë kodrinore në vlerë prej 75 mijë euro, tokë-truall që vlen 27 mijë euro dhe shtëpi banimi që vlen 202 mijë euro si edhe një banesë 213 metra katrorë e blerë dhe paguar pjesërisht më 2017 me një vlerë 70 mijë euro. ….

Limaj, me prona të patundshme

Lideri i partisë Nismës, Fatmir Limaj, ka në pronësi të tijën, shtëpi, banesa, disa hektarë tokë. Ai posedon një banesë banimi në sipërfaqe rreth 68 metra katrorë, në vlerën e 70 mijë eurove.  ….)

Ramush Haradinaj me 5 zëvendesit e tij, disa dhjetëra ministra e zëvëndës ministra marrin pagë vjetore disa qindra mijëra euro

A janë për ti besuar këto?

-Jo, jo! Këto nuk janë sahi pasi që vëllezërit e tyre, akraballaku dhe ilaket e liderëve tanë he Zoti i ruaj prej mizave .... kanë më shumë pare e pasuri e pushtet, si njëjtë apo “pupza” që thonin qobanët në Turjakë.

Ka ymyd që edhe ata, pasi ta kryejnë mandatin këta, të hypin në shtëpi.

Gjynah që këta liderët tanë nuk kanë të drejtë të rrinë gjithë jetën në pushtet.

Në gazetën Bota Sot, pash se shkrimet më të lexuara paskan qenë: “Kapet njeriu me 113 kg heroinë, më vonë kuptohet se është njeri i Thaçit dhe Veselit”, i pari dhe i fundit, nga katër sa ishin, "Bojkoti i fjalimit të Thaçit, Zogaj: Gjest turpi, nuk e bojkotuan kur duhej e po e bëjnë tani". Të dy shkrimet ishin nga politika he mozomakeq e kam frigë se edhe ky vit do të na shkoj mbrapsht, veç me u marrë me politikë e buxheti, “n`bisht t`sorrës” e nkrih t`ballanave (aeroplanëve).

Tybe o mësuesi i dashur i letërsisë, as ti nuk po flet qysh e din por, ani. Masi nuk po kam shka ju bâj të tjerëve (Gardianëve, thonte miku yt i ndjerë, Sadik Gjoshi), po të duroj edhe ty. 

Është kënaqësi që lexuesi ynë prioritet e ka Hashimin, “udhëheqësin” politik të “luftës”.

Shkoni në rrotë të ....

Për fundi e zgjedha edhe këtë ”sentencë shqiptare, "Shko në Rrotë të Samës edhe ti Ramush Haradinaj" do të shkruante nga Amerika, Liri Loshi e uunë do të shtoja: Shkoni ...të gjithë në …. he Zoti ju hupt farën!

Isa po ia bën hunit me sy

Jo, jo edhe Isën e pask`na harrua. Isa më duket mua ju ka shishmue me hi edhe ky në ”delegacionin” për bisedimet me Serbinë, Isa po ia bân hunit me sy.

P.S.

Zot shyqyr që asnjë nga liderët tanë nuk janë fukarenj me k`misha të palara, pantoll të cuklaut e opinga të shkyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat