Kosova 2019!

Opinione

Kosova 2019!

Nga: Ermal Krasniqi Më: 2 janar 2019 Në ora: 21:55
Ermal Krasniqi

Ndjenja e të qënurit shqiptar, i kesaj toke te bekuar shpesh herë na mundeson te harrojme peripecitë qe kalojme ne nje sistem te vyshkur ekonomik,social,politik,kulturor ne Republikën tonë!
Sistemi në fjale ka ndryshkur gjithëçka,qoftë edhe ndjenjen e ndryshimit,qe tashme rinia e Kosoves,e sheh ne territorin e Europes,jo më ketu!

Natyrshem qe faji (edhe pse gjithmonë eshte jetim) bije mbi garnituren politike te kohes,e cila beri perpjekje vetem per ndryshimin e statusit te vet ekonomik,social,arsimor,ndoshta edhe kulturor,edhe pse kete te fundit e shofim rrallë tek ta,kultura ka mbetur e hendikepuar te shumica e tyre.
Ne vitin qe lamë ,e edhe ne ketë qe hymë nje nga kategorite e rralla qe na bëne dhe do na bëje krenar ishte sporti,kjo rini e shendoshe po thyen çdo kufi nderkombetar dhe natyrshem po i jep ngjyre pozitive vendit tonë.

Ndoshta do ishte pozitive qe ne vitin 2019,fotot e politikanëve me sportista te marrin fund sepse ska sens më kjo punë,edhe pse i kuptojmë se spo kan me çka te krenohen,por kjo nuk ështe investim i tyre,pasi qe ka heronj tjere kjo fushë si Fadil Vokrri,edhe te gjalle tjere si Majlinda Kelmendi e qindra tjerë,e klasa politike lenë shumë per te deshiruar,duhet te filloje nga shkronja A e futbollit ,ose e cilitdo sport,investimi ne akademi e klube pioniere per te bëre ndryshimin e madh në ketë vend,sa ka ende hapesire me ketë rini ,sepse dikur do jetë vonë.

Te mos jetë lajm më greva per rritje page,sepse shteti po rrezikon te shendrrohet ne shtet te rënde social ku sektori publik çdo muaj kerkon rritje page,e ai privat ballafaqohet me kushtet me te renda te punes,kjo disbalance po e shkatërron vëndin,andaj duhet nderhyrje urgjente.
Te kthejme shpresen e humbur tek te rinjet,me çdo investim te mundur,sepse fuqia ekonomike,sociale e çkado tjeter eshte tek ta,te fillojme mbarë 2019 tën,per fëmijet tanë,per ëndrren qe mbeti gjallë kaq gjatë,per vendin tonë,Republiken e dashur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat