Era e ndryshimit është kontestim për gjuhët e helmatisura

Opinione

Era e ndryshimit është kontestim për gjuhët e helmatisura

Nga: Kastriot Aliaj Më: 3 janar 2019 Në ora: 16:09
Kastriot Aliaj

"Universi" demokratik është e vetmja hapësirë, ku gjithsecili gjen vetveten për të shprehur hapur idetë e tij. Por kjo nuk do të thotë që shtypi i lirë, të kthehet në fjalë e nxirë, aq më tepër brenda llojit. Kjo postulatë që përcakton etikën e çdo lapsi, duhet të jetë gjithnjë matës i hapësirës së komunikimit publik. Këta lapsa në të shumtën e rasteve, shfaqen në rrole të panegocueshme, për fjalët e papeshuara që lëshojnë në tregun mediatik. Duke shfrytëzuat teknologjinë e këtij tregu, pa pritur reagimin qytetar, mendojnë se vetëm ata janë atdheu, fjala, mendimi e morali i shoqërisë.

Por profecitë e shqiptarëve shkojnë deri në absurditet, sepse ka edhe ndonjë klerik, që duke shfrytëzuar këto rrjete sociale shkruan; "Mos e festoni Vitin e Ri, sepse nuk është festa jonë". Kjo shprehje nuk ka as anë e as fund kur thotë një fjalë proverbiale e popullit tonë, që është tepër i vëmendshëm në komunikimet publike. Retrospektiva e ndodhive që lamë pas bashkë me vitin që shkoj, na shkaktoj më shumë dhimbje se sa suksese, për vetë karakterin e zhvillimit të tyre. Ngjarjet që dominuan hapësirat e të dy anëve të kufirit, ishte debati politik midis Kosovës dhe Serbisë, për ndërrim territoresh dhe korrigjim kufijsh Ky debat që u shndërrua në monopol personal i politikanëve shqiptarë, që shkaktoj reagime të shumta pa folur institucionet, e bëri dhe më të pabesueshme vendimmarrjen e politikes. Por ambientet e mjediseve institucionale e publike, u pushtuan nga seriali dramatik i politikës klasike"Babalja",i mbushur me kotësira pallavrash, si vrasës të kohës së vazhdimit të reformaver.

Në këtë teknologji çoroditëse të specializuara për profetizimin e fjalës së nxirë, nuk mbetën pas edhe media që hedhin baltë mbi këdo, që nuk është në mendësitë e politikave mbështetëse të krahut të tyre. Ne se politika dhe shoqëria e shëndoshë shqiptarë, do të bëhej pjesë e këtyre dramatizimeve qesharake, kjo do të përbënte një goditje për demokracinë. Asnjë figurë politike ose jo nuk mund të frenojë, apo më keq se kaq ta ndalojë fjalën e lirë, përveç lexuesit, që duke parë dhe ndierë kotësinë e saj e braktisë atë me neveri. Këto alegoritma,që nxiten nga qarqe të politikës klasike që hedhin gurin e fshehin dorën, për fat të mirë nuk porositen nga lexuesi, sepse ato janë lojë e grupeve edhe jashtë politikës.

Por për gjithçka që ndodh nuk është politika ajo që vendos në këtë treg mediatik, qoftë edhe pse ajo frustohet nga vendimmarrjet e gabuara, por parimet demokratike që vendosin ekuilibrat e raporteve politikë-shoqëri. Mediat nuk mund të mbeten të lidhura vetëm pas politikës, por ato duhet të operojnë dhe sjellin tek lexuesi edhe jetën e harruar në skajet më të largëta të etnicitetit shqiptar.Ato duhet të bëjnë revizionimin e të gjitha çështjeve aq të mprehta social-ekonomike, që u interesojnë qytetarëve dhe jo vetëm ato të politikës. Ato duhet t'u japin një mësim të mirë politikanëve, jo duke u bërë jehonë ideve të tyre, por duke revizionuar strukturat dhe funksionet e shoqërisë shqiptare për progresin dhe regresin. Reagimi i kryeministrit shqiptar Rama, për kufizim apo ndalim me ligj, ishte i gabuar.

Ajo që duhet të n'a shqetësojë është kultura, parimet mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon demokracia. Shoqëria shqiptare sot nuk rrezikohet nga fjala e lirë ,por nga gjuhët e helmatisura të qarqeve dashakeqëse brenda dhe jashtë Shqipërisë, që shkaktojnë tensione, konflikte ndëretnike apo dhe deri ndër rajonale. Por shqiptarët që dinë të orientohen në çdo situatë, nuk mund të humbin kohë me këto profeci absurditetesh. Ata tani kanë kryefjalë vetëm faktorizimin, si një prioritet politik, ekonomik e social. Kauza e këtij fillim shekulli është dhe mbetet bashkimi, nëpërmjet strategjisë së përbashkët të bashkëpunimit, për të bërë realitet ëndrrën e mohuar nga padrejtësitë e Evropës plakë. Koha e këtij fillim shekulli na bën apel ,për t'u futur në korsinë e bashkëpunimit, në të gjithë trevat ku banojnë shqiptarët etnikë.

Një mësim për këtë është thënia me vlera kapitale e Betrand Russell, një nga figurat themeluese të lëvizjes analitike në filozofinë anglo-amerikane,i cili shprehej se; "E vetmja gjë që do ta shpëtojë njerizimin është bashkëpunimi". Kjo thënie duhet të bëhet moto për politikën dhe shoqërinë shqiptare, për strukturat e sistemit shoqëror, aq më shumë për mediat e shkruara dhe ato vizive, si një lëvizje për shtetin komb, që do të reflektojnë nivelin e demokracisë, në të dy shtetet e përkohshme Kosovë-Shqipëri. Dy janë faktorët prioritarë që përbëjnë sot për kombin shqiptar filozofinë e ndryshimit,1-Stabiliteti i marrëdhënieve me fqinjët, të cilët nuk janë zhveshur akoma nga mentaliteti shekullor i agresivitetit ndaj nesh. 2-Përballja me burokracinë evropiane, e cila në qëndrimet për çështjet shqiptare flet akoma me gjuhët e gjyshërve të saj para një shekulli. Dialogu me fqinjin verior Serbinë, nuk është thjeshtë sheshim i mosmarrëveshjeve shekullore, por një betejë midis të mirës dhe të keqes.

Ky dialog që po konsiderohet si një betejë midis dy ideologjive të botëve të kundërta, do t'i bënte mirë edhe vetë Serbisë, për të lënë pas agresivitetin dhe t'i hapë rrugë prosperitetit demokratik. Ndërsa për fqinjët e jugut që janë pjesë e BE, është më keq akoma që u bien kambanave të ndryshkura, “Të Shqipërisë së madhe". Në se ideja e faktorizimit, për fqinjët përbën sipas tyre frikë, në i sigurojmë ata se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë akses i frikës, por i sigurisë dhe paqes në rajon. Përpara këtij realiteti ne nuk mund të bëjmë harakiri, ashtu siç bënin dikur japonezët përpara perandorit, por do t'i qëndrojmë kauzës sonë të përbashkët, për të bërë realitet padrejtësitë historike dhe jo për të frikësuar fqinjët.

Shoqëria shqiptare duhet të kapërcejë kufijtë e arsyes, sepse ka nevojë më shumë se çdo gjë për reflektim, durim, rezon dhe mendim koncetrik, për të ndërtuar shtet ligjor për të gjithë. Kjo shoqëri që kërkon të gjejë vetveten nëpërmjet faktorizimit të munguar, si të gjithë kombet e tjerë, duhet të zhvillojë ndjenjën e shtetit serioz, me në krye njerëz të vullnetshëm, për të punuar me vendosmëri për zhvillim e progres. Interesat e vendit kërkojnë që politika dhe shoqëria të pushtohen nga dialogu, deduksinet, kompromiset politike, të cilat janë norma por dhe aftësisë organizuese e drejtuese, për qëllime të përbashkëta të shoqërisë demikratike. Sa më larg gjuhëve të helmatisura dashakeqëse, aq më shumë do të nxisim dëshirën për progres e prosperitet demokratik, në të gjithë hapësirën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat