Shqiponja dashuron vetëm një herë

Opinione

Shqiponja dashuron vetëm një herë

Nga: Kimete Berisha Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:46
Kimete Berisha

1. Fëmiut të parë që ka lindur në Kosovë ja kanē ngjit emrin Taksa.

2. Presidenca kish shpenzu më së paku pare më 2018, për arsye se Hashim Thaçi e ka kalu krejt kohën me Aleksandër Vuçiçin, që do të thotë se e ka shfrytëzu Vuçiçit, ka rrasë qaty me të 'gagaj' . Edhe kjo është fitore. 

Prandaj, Hashimi e nisi Vitin e Ri me paralajmërimin për marrëveshjen me Serbinë.

Një shok i vëllait të tij Ganiut ka tregu se një dugajë mundet me çel Hashikinme shishet e shlivovicave që ja kanë dhënë serbomëdhenjt.

3. Shpend Ahmeti dhe Linda Morina sonte do të performojnë shpinë për shpine këngën 'Kur mendon se të dua shumë-dije se të kam vënë në gjumë'.

4. Edi e ka pas mbiemrin Magjja para se m'u reformu në Furra, por që na ka kënaq pramë
na ka kënaq, n'tana kanallet ish përhap, kish knu pa pare, veç për bukë.

5. Formohet 'Shoqata e vetmitarëve', zgjidhen organet drejtuese dhe bordi drejtus. Tash e tutje beqarët dhe vetmitarët kanë ku e adresojnë vetminë e tyre. 
Ideja lindi thjesht, organizatori (një vetmitar i spikatur) në ato çaste ishte duke i shikuar hallkun tuj u kënaq nga dritarja.

6. Miradija, shkurt Dada 'Di' (një parashikuese nga Drenica, e njohur për nëntokën) e indinjuar nga selfiet e Vitit të Ri me mish e me raki, ka parashikuar ditët e urisë që po na presin, ajo ka thënë se do të vijë koha (shumë shpejt) kur shqiptarët do të bëjnë selfie me bukë bajat.

7. Shqiponja është besnike në dashuri dhe lidhet përjetësisht me partneren. 

Ndoshta dashuria e shqiponjës ruhet nga sprovat, për shkak të distancës, fluturon shqiponja mashkull e lirë dhe kthehet te partnerja rrallë, ndoshta dashuron kaq marrëzisht vetëm një 'shqiponjë' shkaku se shqiponja është emër femre edhe kur është mashkull, e ne femrat jemi besnike t'shkretat.

Modelin se qysh dashuron shqiponja e ka adaptuar PDK. Ata dashurojnë deri në vdekje dhe edhe kur ndodh e s'kanë çare pa u nda, pdkistat ndahen si burrat, pa fjalë e pa maskarallak. 

Ka edhe meshkuj besnik, si mashkull edhe miu i fushës është besnik, nuk e ndërron miun e tij derisa t'ia merr asaj Zoti shpirtin, sado kudo e ka miu edhe anën e ndritshme të tij.

8. E Albin Kurti idhnak në dashuri si Isa Mustafa, nuk fal. Mos u bëni bajat, m'u përla si helaqet, boll mbajtët mëri me Dardan Molliqin e këta tjertë.

Dashuria nuk është egoiste, bash që e do dikë duhet me lënë të lirë, bash që e don duhet me pas qejf me pa të kënaqun, pa marrë parasysh me kon:

Një këngë e Zdravko Çolliçit thotë 'Ti mundesh me më tradhtu me të gjithë; gjithkush ty mundet me t'pas; mundesh me ma kthy shpinën; mundesh me ma mshel derën e me më ble me lotët e t'u, tana të këqijat ti mundesh me mi ba, po pa të marr se la'.

Bëhu bile si gorilla në dashuri, se as gorilla s'merr hak e shqiptari idhnohet edhe në politikë kur e tradhton dikush. Qysh idhnohet njeri në politikë.

Darvini kishte të drejtë, qentë bëhen xheloz shpejt si njerëzit. Dhe më së shumti i bën xheloz injorimi.

9. Rrahje me bunda e me çizmice deri te kthiza si çizmet e parica të Mishell Obamës. 

Natën e Vitit të Ri ishin rreh do vajza e djem te Grandi. Rrahja kish ndodh për një mashkull, jo qysh ka ndodh deri më tash m'u rreh veç për femra. 

Me këtë rast nis edhe epoka e re e 'Pelës së Trojës'. 

Vajzat që ishin përfshi në rrahje pak para se me ndodh konflikti, ishin pa në Peliqeri.

10. Unë për veti kur jam e lumtur, si pram, në kulm të refrenit e kam zanat me bërtitë në kupë të qiellit tri herë ma së paku 'UÇK, UÇK, UÇK'. Për këtë shprehi timen ka edhe video xhirime. 

Se, dashuria ndaj UÇK-së është e përjetshme, si dashuria e shqiponjave.

Lëri ti këta hajnat e kriminelat që janë bë milionera në emër të Lirisë e kanë pushtu Kosovën. 

Heronjtë janë vra në luftë. 

E Liria ka krijuar veç hajna.

P.S. Shkrimi u shkrua, frymëzuar nga Fatmir Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat