Me mikun e shqiptarëve Eliot Engel, do të nisë sërish epoka e re e thellimit të miqësisë shqiptaro-amerikane

Opinione

Me mikun e shqiptarëve Eliot Engel, do të nisë sërish epoka e re e thellimit të miqësisë shqiptaro-amerikane

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 7 janar 2019 Në ora: 06:09
Skënder Karaçica

Eliot Engel është mik i shqiptarëve,por në nderim të miqësisë së përjetshme me Amerikën, Tirana dhe Prishtina zyrtare dhe subjektet politike shqiptare në Maqedoni, duhen të ndryshojnë vetën në rrafshet e reja politike dhe kombëtare...

Eliot Engel u zgjodh Kryesues për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan(Washington) dhe kjo i gëzon popullin shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan dhe Diasporën Shqiptare në Amerikë.

Me mikun e shqiptrarëve Eliot Engel, në vitin 2019 do të nisë sërish epoka e re e thellimit të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe me diasporën shqiptare në Amerikë.Karshi kësaj,ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina zyrtare si dhe subjektetet politike shqiptare në Maqedoni të rreshtohen në një rrafsh të ri politik dhe kombëtar, që përmes rrugëtimit të vlerave të demokracisë të ndryshojnë gjendjen e krijuar, që, për fatin jo të mirë miqtë tanë në Washington janë mërzitur me lajmin e keq dhe të përditshëm të dukurive që e dëmtojnë këto vlera të demokracisë (korrupsioni, nepotizmi, shpifjet, përqarjet e skajshme politike)nuk pritën mirë nga miqtë tanë amerikanë dhe nga vetë Eliot Engel.

Këso kohe, në Maqedoni kanë nisur ndryshimet kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespës, që kanë të bëjnë me emrin Maqedonia Veriore. Pozita kushtetuese e popullit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoni që nga vitet 1945-2019 ka mbetur në margjinat e kohës dhe të politikës antishqiptare të regjimit sllavo-maqedonas në Shkup, në marfjinat e Kushtetutës (pakicë kombëtare dhe jo shtetformues)!

Në këto ndryshime kushtetuese,shqiptarët mos të mbesin vetëm si spektatorë të kohës,por në këtë rrafsh politik e kombëtare, çështja e (pa)zgjidhur shqiptare duhen të nisë në Shkup e tevona të marrë miratimin e duhur në Kongres dhe Senat dhe në segmentet e caktuara të shtetit mik amerikanë.

Zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni duhen të fillojë në Shkup!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat