Dialogu i Brukselit sipas Rezolutës 1244 të OKB-së!?

Opinione

Dialogu i Brukselit sipas Rezolutës 1244 të OKB-së!?

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 7 janar 2019 Në ora: 06:14
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Kjo, do të thotë, “autonomi” ose “republikë” nën Serbi, ose copëtim të territorit të Kosovës.

-Atëherë, çfarë “kompromisi historik”  dhe politik mund të pritet nga epilogu i këtij farë dialogu serbo-kosovar, kur, tanimë, politika dhe diplomacia zyrtare e Beogradit ka bërë  të ditur për  opinionin vendor dhe  për atë ndërkombëtar se  zgjidhja e  statusit politik të Kosovës, do të kërkohet duke u bazuar në Rezoluton 1244 të KS-së së Kombeve të Bashkuara dhe në Kushtetutën e Serbisë së vitit 2006, ku thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

Ndërkaq, sipas deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, “kompromisi politik me Serbinë mund të arrihet, nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe nëse Kosova fiton karrigen në OKB. Me këtë marrëveshje, do të fitonin të gjitha palët, jo vetëm Kosova, por edhe Serbia, edhe bashkësia ndërkombëtare.” Nëse realizohet kjo prognozë politike  e Hashim Thaçit, nuk do të fitonin të gjitha palët e involvuara në këtë proces të dialogut të Brukselit, por me të drejtë do të fitonte vetëm pala kosovare mbase Kosova ishte koloni e dikurshme e Serbisë. Në këtë rast, Serbia nuk duhet të fitojë asgjë nga Kosova e as nga bashkësia ndërkombëtare, por duhet t’i nënshtrohet procedurës ligjore (sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashuara) për nënshkrimin e traktatit ndërkombëtar se vullnetarisht dhe në mënyrë paqësore heq dorë nga kolonia e saj e dikurshme-Kosova, por me detyrim që për shfrytëzimin kolonial të saj 100-vjeçar, t’ia paguajë dëmshpërblimin përkatës

 Serbia të mos e njohë Kosovën, por të  paguajë dëmshpërblimin njëshekullor për shfrytëzimin e saj si koloni (1912-1999)!

-Mëpastaj, Prishtina zyrtare nuk ka nevojë ta lutë Beogradin, që Serbia de facto dhe de jure ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës, sepse pa shkolonizimin e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, Serbia nuk mund të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  as anëtare e BE-së, as e OSBE-së e as NATO-s.

Kjo duhet të jetë kërkesa prioritare dhe thelbësore e “ansamblit muzikor” negociues me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në krye në Dialogun e Brukselit , jo kërkesa “njohja me çdo kusht” e Kosovës nga ana e Serbisë derisa kjo paraprakisht nuk  sanksionohet si shtet kolonialist nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës me gjithë gjenocidin kolonial të saj të kryer mbi shqiptarët dhe terriitoret e tyre etnike (1912-219). Me një fjalë, derisa Kosova nuk trajtohet si problem kolonial, kuptohet se edhe statusi i saj, do të jetë në rrezik permanent nga  ana e Serbisë dhe e Rusisë.

Derisa popujt e kolonizuar ballkanikë (në veçanti shqiptarët) nuk kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare, ta nxjerrë në “bangën e zezë” Serbinë si shtet kolonialist për shkak të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve të vendeve fqinje, sidomos të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, Ballkani do të jetë vetëm një zonë e garave të hegjemonzimit, të kolonializmit  dhe të militarizmit të sferave të interesit të fuqive të mëdha  botërore.

Sa më sipër,  edhe Evropa duhet të zgjohet nga ndjenja e përgjumur shekullore, që të mos i sakrifikojë shqiptarët për  herën e tretë, duke bërë të njëjtin gabim dhe të nëjtën padrejtësi, duke mos e ndëshkuar Serbinë si shtet kolonialist dhe gjenocidal, e cila, edhe pas pavarësimit të Kosovës, duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evro-perëndimorë, me ngulmë po vepron, në radhë të parë, duke kërkuar ndihmë nga Rusia dhe nga Kina, që ta rikthejë sovranitetin kolonial të saj në Kosovën shqiptare. Kjo formë e “lojës me zjarr” e Beogradit, duke e keqpërdorur ndërmjetësin e  BE-së në Dalogun e Brukselit (2011-2019), nuk pritet, që të sjellë kurrfarë kompromisi paqësor mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat