Kosova është e shqiptarëve dhe është e larë me gjakun shqiptar - Bota Sot
Kosova është e shqiptarëve dhe është e larë me gjakun shqiptar

Opinione

Kosova është e shqiptarëve dhe është e larë me gjakun shqiptar

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 7 janar 2019 Në ora: 11:41
Këtij presidenti të Serbisë nuk i skuqet fytyra, as edhe nuk e bren aspak ndërgjgjegja kur deklaron kësi marrëzishësh

Mendja e shëndoshë nuk mund  ta kuptojë assesi se çfarë kompromisi duhet të arrijë Serbia për të mbetur e kënaqur, edhe  pas të gjitha këtyre  masakrave, dhunimeve dhe krimeve shtazarake e mizorive  të shkakruara në Kosovë-

Aleksandër Vuçiq, presidentii Serbisë, më datë 3 janar 2019 para mediave në Beograd e përsëriti sërish  në mënyrë patetike  deklaratën e tij folklorike, “se Kosova e tëra nuk është  as e serbëve, por as edhe e shqiptarëve dhe se për këtë arsye duhet të arriheët një kompromis i përbashkët   që të dyja palët të mbeten të kënaqura, sepse unë nuk dëshiroj që fëmijët e mij  dhe  fëmijët e tjerë serbë të jenë në istikame kundruell shqiptarëve të Kosovës”.

Me këtë deklaratë Aleksandër Vuçiq dëshiron të tregohet si udhëheqës që ia dëshiron paqen Serbisë dhe popullit serb dhe se gjithashtu me këtë dëshiron që ta bind opinionin e brenshëm e të jashtëm se Serbia e ka zgjedhur rrugën për në BE. Ky president edhe njëherë  me manipulime dhe gënjeshtra mundohet ta paraqet Serbinë si pjesëtare të Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse përpjekje  për ta rritur pazarin  në dobi të Serbisë në bisedimet eventuale në Bruksesl të cilat aktualisht janë nëdërprerë.

Këtij presidenti të Serbisë nuk i skuqet fytyra, as edhe nuk e bren aspak ndërgjgjegja kur deklaron kësi marrëzishësh. Mbi bazën e dëshmive dhe argumenteve historike të gjithë e dijnë  se serbët  në Ballkan kanë ardhur në shekullin e  6 nga Karpatet ,edhe atë  pikërisht në trojet ku kanë jetuar Ilirët, pasardhësit e të cilëve janë  vetëm shqiptarët dhe askush tjetër. Ekzistojnë shumë dokumente historike se serbët  kufijtë e tyre i kanë zgjeruar me sulme të përgjakshme, me vrasje, plaçkitje  e djegie sidomos ndaj shqiptarëve. Në këtë mënyrë serbët e kanë pushtuar edhe Kosovën edhe një pjesë të madhe të territoreve tjera shqiptare gjer në Adriatik. Ka  qenë doktrinë serbe e Carëve serbë, e Garashaninit dhe  Qubrilloviqit, që në vendet e okupuara të trojeve shqiptare  toponimet vendase menjëherë  të  zëvendësohen me toponime serbe, që në këto vende të okupuara shqiptare të ndërtohen  kisha dhe manastire  megalomane  me pasuritë e plaçkitura , siç ka ndodhur në Kosovë, ku sot e kësaj dite jetojnë në Kosovë  jetojnë  vetëm 5 përqind e populllataës së entitetit serb që i gëzon të drejtat më shumë se çdo pskicë tjetër në botë, por me gjithë këtë  është duke u ngritur pluhur kaqë i madh me pretendime okupuese.

Të dhënat historike flasin se mbreti Bardhyl ishte  themeluesi i  mbretërisë Ilire në shekullin e IV para Krishtit dhe kjo mbretëri shtrihej nga Trieshta e gjer në Gjirin e Artës në jug. Të dhënat historike tregojnë se para 2500 viteve  mbreti Bardhyl sundonte territorin ku sot ndodhet Beogradi, dhe se në këtë territor  para 2500 viteve  është folur gjuha  ilirishte.

Me shkrimet e mia për Kosovën shumë herë e kam botuar edhe Hartën e Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihet Serbia e vogël  sa  Sanxhaku i Beogradit, të cilin e kanë okupuar serbët  në shekullin e 6 me ardhjen e tyre nga Karpatet. Ky faksimil i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, tregon  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse hedh poshtë  atë që thonë serbët  se  Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë.

Shembull dhe argument më bindës  për  këtë është edhe Dibra të cilën për qëllime okupuese serbët e kanë djegur tri herë duke duke plaçitur miliona franga ari, stoli, orendi dhe bagëti, sepse Dibra asokohe ka qenë krahinë shumë e pasur me bujqësi, ekonomi dhe tregëti shumë të zhvilluar, dhe e gjithë kjo plaçkë  është  dërguar në  Beograd, duke e detyruar popullatën shqiptare dibrane  të largohet për në zonat e thella  shqiptare për tu shpëtuar plumbave dhe bajonatave serbe. Kufiri i tanishëm i Dibrës qysh  në Konferencën e Ambasadorëve  në Londër në vitin 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920 u vendos  kundër vullnetit të banorëve të këtushën që u detyruan të shkëputen nga shteti amë Shqipëria. Lidhur me këto ngjarje tragjike për dibranët gjatë vendosjes së kufirit në Krahinën e Dibrës, nuk u zbatua as konfiguracioni natyror dhe as as vullneti njerëzor e politik i dibranëve.

 Shkrimtarja amerikane Rous Uajder Lein në vitet e 20-ta  të shekullit 20-të, në librin e saj “Majat e Shalës”,shkruan se “Qyteti i Dibrës iu muar Shqipërisë  me vijën kufitare të vitit 1913, siç nxirret sythi i një patateje”.

Ndërkaq Dimitrije Tucoviq në librin “ Serbia dhe Shqipëria”, duke përshkruar gjendjen e krijuar në viset e aneksuara nga Serbia, thotë se, ”aneksimi ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve,fshatin prej mullirit,blerësin dhe shitësin nga tregu,rrethin prej qytetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e hambarët e ushqimit, burimet e jetës u prenë”.

Kështu ndodhi edhe me viset e tjera shqiptare  që pa dëshirën e tyre u ndanë nga shteti amë  vetëm për shkak të pretendimeve okupuese dhe hegjemoniste Serbisë dhe sot i takojnë Maqedonisë dhe Malit të Zi. Këto plagë që Serbia ua shkaktoi shqiptarëve  lëngojnë edhe sot e kësaj dite ku shqiptarët nuk janë të barabartë me popujt e tjerë shumicë në shtetet ku jetojnë dhe nuk  i gëzojnë as  të drejtat dhe liritë elementare njerëzore edhe pse  jetojnë në trojet  denbabaden shqiptare.

 Nuk ekziston asnjë dokument apo gjurmë historike që shqiptarët të kenë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj, por përkundrazi janë serbët ata që kanë  shkaktuar luftëra të përgjakshme, siç ishin   luftërat  në shekullin e 20-të  në Kroaci, Bosnjë e  Hercegovinë dhe në Kosovë, ku serbët ishin ata që shkaktuan  vrasje, djegie, dhunime maramendëse dhe gjenocide ndaj popullatës së pafajshme, gjithnjë për ti zgjeruar kufijtë e Serbisë, gjithnjë duke  e ringjallur doktrinën serbe edhe nëpërmjet Nikolla Millosheviqit, Dobrica Qosiqit dhe Akademisë së Shencave të Serbisë, se kufijtë e Serbisë do të shtrihen deri atje ku jeton edhe një serb i vetëm.

Mendja e shëndoshë nuk mund ta kuptojë assesi se çfarë  kompromisi duhet të arrijë Serbia për të mbetur e kënaqur, edhe pas të gjitha këtyre masakrave, dhunimeve  dhe krimeve shtazarake e mizorive të shkaktuara në Kosovë.

Serbia është shtet që vetëkënaqet me gënjeshtrat që herën e parë ia bën vetes e më pastaj i nxjerr në opinion. Serbia e gënjen veten se është e fuqishme, gjë që nuk është e vërtetë. E gënjen veten se ka 10 milionë serbë, gjë që nuk është e vërtetë, sepse nuk i ka as 5 milionë si pasojë e natalitetit të vogël dhe se gjithnjë ia bashkangjit vetes edhe humngarezët, boshnjakët, romët etj. E gënjen veten dhe opinionin se dëshiron  të aderijë në BE, ndërsa mendjen dhe zemrën e ka te Rusia. Serbia e gënjen veten dhe opinionin duke  e dëshiruar BE-në vetëm për benefitet e jo për obligimet, duke menduar të qëndrojë   në dy karige, me njërën  në BE dhe  me tjetrën  në Rusi, gjë që nuk mund të realizohet.

Shumë e qëlluar ishte protesta më datë 6 janar 2019 por edhe e viteve më parë e gjakovarëve shqiptarë  kur nuk e lejuan pelegrinazhin serb në kishën orthodokse në Gjakovë. Me këtë gjakovarët shprehën revoltën e tyre për krimet serbe në Gjakovë dhe se këto krime nuk do të harrohen kurrë. Kishat orthodokse serbe në Kosovë  po përdoren për ti provokuar shqiptarët, për tua pezmatuar edhe më shumë  plagët për të afërmit e vrarë e të zhdukur,  e jo për qëllime thjeshtë fetare. Pelegrinazhi i mirfilltë fetar duhet të kryhet nga njerëz me bindje të  plotë e të sinqertë fetare, me zemër e shpirt  të pastër, e jo nga personat  me duar të gjakosura  me gjakun e shqiptarëve. Në të gjitha masakrat e krimet serbe në Kosovë nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme kritike qoftë nga Patriarku Irinej – kreu i Kishës orthodokse të Serbisë, qoftë nga ndonjë klerik tjetër orthodoks serb, apo edhe nga ndonjë qytetar i rëndomtë serb.

Serbia me deklaratat e saj në vazhdimësi përpiqet ta frikësojë Kosovën, duke përmendur istikamet, por e ka shumë gabim. Kosova tashmë është shtet i pavarur, ka ushtrinë e saj, ka shumë miq të fuqishëm, është e sinqertë në rrugën e saj drejt BE-së e NATO-s, e ka shtetin amë  Shqipërinë anëtare të NATO-s, si edhe faktin   që në Ballkan jetojnë më shumë se 6 milionë shqiptarë që në rast nevoje bashkohen si një grusht i vetëm kundër cilitdo armik. Çdo tentim që mund ta provojë Serbia për ta rrezikuar Kosovën do ta pësojë rëndë në të gjitha aspektet. Serbia duhet tia vë gishtin kokës dhe të merr mësime nga e kaluara e afërt. Kosova është shtet i pavarur e sovran, dashamirëse e dëshmuar e paqes. Serbisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta forcojë fqinjësisë e lirë dhe të sinqertë me Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...