Akademia, sistemi dhe votuesi

Opinione

Akademia, sistemi dhe votuesi

Nga: Ismet Haziri Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:00
Ismet Haziri

Roli i Akademisë në shekullin e XXI dhe rrethanat politike në Kosovë  kërkojnë për një qartësim decidivë që ta thonë të vërtetën dhe të i demaskojnë trillimet të cilat po cenojnë rendin shoqërorë dhe liberal.

Ky cenim është si pasojë e trillimeve që rrjedhin nga grupet nacionaliste të cilat i krijojnë dhe ju besojnë fantazirave nostalgjike e që janë të rrezikshme.

Sot, te flasësh hapur është rriskë, ngase fjalët nxirren nga konteksti, prandaj edhe duhet censuruar të vërtetën dhe lirinë e shprehjes ngase është mungesë e reagimit të Akademisë që të i demaskojnë ata që po trillojnë rendin shoqëror dhe regjimin e tillë. Prandaj, forcimi i sistemit liberal është iamanencë e kohës, këtë fakt ma së miri si dëshmi dhe që e ka fuqizuar është angazhimi i pareshtur i Martin Luther Kingu deri ne sakrifikim  për fuqizimin e sistemit Liberal ne SHBA dhe vendosja e këtij sistemi në shtetin ma te fuqishëm të Botës. Çka është sistemi liberal?- është  besim mbi lirinë e njerëzimit, që njeriu të ketë vullnetin e lirë.

Patjetër se njerëzit kanë vullnet, po ai nuk është i lirë  ngase ne nuk zgjedhim lirshëm se çfarë  mendojmë dhe çfarë dëshirojmë.  Ne kontekst të kësaj  edhe mundë të themi se pushteti kontrollon e hakon  që të mos veprojmë  ne atë që e besojmë në vullnetin e lirë , që donë të thotë si rrjedhim se jemi te manipuluar. Si bëhet  manipulimi?- nuk është asgjë e re, i paraprin një propagandë  me një precizitet të lartë dhe i arrin efektet  nga fakti se ata që merren me masat e gjëra  në vazhdimësi janë në hulumtim të zbulimit të dobësive tona. Është e rëndësishme  të potencojmë se vullneti i lirë dhe eksplorimi i njerëzimit nuk duhet dyshuar, por  sistemi i të arriturave teknologjike dhe teknologjia po bënë ndryshime të jashtëzakonshme, rrjedhimisht problemet filozofike,   po behën probleme praktike te inxhinierisë dhe të politikës. Këtë e argumentojë me faktin se  Filozofet me durim kanë sqaruar problemet dhe fenomenet shoqërore dhe ekonomike kurse inxhinierët e informatikës dhe politikanët me padurim veprojnë që këto fenomene te i përshtatin për konsumin e vetë.

Pyetje me të cilën përballemi sot dhe potencimin e funksionimit te demokracisë liberale  është : Çfarë mbetet  pre besimit se “votuesi di më së miri”  kur pushteti mundë të hakojë votuesit, kjo është pyetja ma interesante   me të cilën  përballën votuesit ne Kosovë.

Për fat të keq, këto nuk janë pyetjet që i bëjnë  shumica e votuesve, shumica edhe nuk eksplorojnë se çka i pret përtej iluzioneve të “Vullnetit të lirë” akoma gjejnë strehë me iluzionet e vjetra  fetare e patriotike. Mendojë se  është koha e ballafaqimit  me sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes  të inteligjencës dhe të  bioinxhinerisë, pra duhet braktisur  fantazive fetare  e nacionaliste te mesjetës dhe te shekullit XX’ të cilat nuk janë aspak në rrjedhat e me liberalizëm  dhe realitetet shkencore. Mendojë se ne nuk e kemi luksin e shpenzimit te Kohës duke u marr me bibël dhe të debatojmë  për meritat e nacionalizmit, ngase kanë qenë filozofi të mbrehtë  para një shekulli, por jo ne vitin që po jetojmë dhe ne shek. XXI Prandaj fronti i luftës për  demokracinë liberale është alternativa ma  e mirë  e qeverisjes, por qe njëkohësisht  kufizon më së paku  debatin për të ardhmen  e Kosovës. Në të njëjtën kohë, duhet vënë në pikëpyetja supozimet tradicionale  të sistemit liberal dhe të zhvillohet një projekt i ri politikë, i cili do të jetë në rrjedha me realitetin e ri shkencor dhe fuqinë teknologjike të shek. XXI.

Jo rastësisht e potencova reformimin dhe përshtatjen e sistemit liberal, duke ju shmangur tradicionales. Vizioni është që perënditë e së kaluarës të e mos kenë hapësirën e qëndresës ne kohën e re  për të deformuar sistemin duke pretenduar të jenë përgjithmonë mbi shtetin dhe sovranin me pushtetin, ata nuk duan garim te fuqishëm dhe inkurajim për të lindur ide që mund ti heqin nga pushteti, e lakmojnë të sundojnë deri në përjetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat