PDK dialogun me Serbinë e ka kthyer në ideologji partiake - Bota Sot
PDK dialogun me Serbinë e ka kthyer në ideologji partiake

Opinione

PDK dialogun me Serbinë e ka kthyer në ideologji partiake

Nga: Faton Abdullahu Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:10
Faton Abdullahu

Opsesioni politik i pozitës, sidomos i PDK-së, për unitet me çdo kusht, është në rritje dhe sulmet kundër opozitës sa vijnë e shtohen me akuzën se ajo po e pengon uitetin dhe dobëson Kosovën në dialog me Serbinë. Më e keqja e kësaj qasje është se kjo thirrje, në mënyrën sikundër po shtrohet dhe në mënyrën sikundër po kërkohet të arrihet, është qasje e cila po e dëmton thelbin e demokracisë.

Sa për shkak të stërzgjatjes aq edhe për shkak të mosgjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme, dialogu me Serbinë tashmë nuk është vetëm dialog ndërshtetëror për normalizim e njohje të ndërsjellët, por është kthyer në një proces jashtë destinimit i cili ka prek ndjeshëm thelbin edhe të zhvillimeve të brendshëm në Kosovë. Ky proces ka krijuar efekte jo të zakonshme në vendin tonë dhe si i tillë, sidomos nga pozita aktuale, po shfrytëzohet e keqpërdoret në forma të ndryshme për qëllime krejt tjera që nuk kanë kurrfarë lidhje me dialogun. Këto efekte janë kthyer qëllimisht herë në vlera sipas rastit, standarde të dyfishta, ide ‘ad hock’ e qëllime klanore, por edhe në akuza, ndërkëmca, kërcënime e çfarë jo tjetër dhe si të tilla tashmë janë bërë edhe pjesë e mendësisë institucionale, politikbërjes dhe shetndërtimit në Kosovë.

Ajo që vrehet shpluar, tash sa kohë, në këtë që po e analizoj, është se, sa herë që pozita aktuale e sheh të dobishme për ta zhvendosur vëmendjen nga realiteti, përndryshe me plotëdështime e gabime, e vë përpara dialogun me Serbinë si mburojë, apo thënë ndryshe, duke e përdorur dialogun, mundohet herë t’i kamufloj, herë t’i minimizoj, politikat dështuesegjithandej. Dhe në këtë githësesi po ka sukses vazhdimisht. E trimëruar nga kjo qasje, sidomos kohëve të fundit, ajo shkon edhe më larg se kaq. Thjeshtë pozita aktuale, sidomos partia më e madhe në pushtet PDK dhe kryetari i saj Veseli e përdor dialogun me Serbinë, herë për t’i amortizuar sulmet dhe kritikat opozitare e herë për ta kthej vëmendjen tek opozita me akuza kundër saj, mu për shkak të dialogut. Dhe kjo lloj akuze është bërë specialitet që përdoret kundër opozitës gjithnjë e më shpesh, sidomos kundër LDK-së. Akuzat fillojnë prej asaj se opozita nuk po e kupton rëndësinë e dialogut me Serbinë e deri te akuza për tradhëti, se opozita me mospjesmarrje në Ekipin Negociator po e dobëson unitetin e Kosovës karshi Serbisë me çka do të sjellka dëme kruciale për të ardhmen e vendit.

Ky opsesion i pozitës, sidomos i PDK-së, për unitet me çdo kusht, është në rritje dhe sulmet kundër opozitës sa vijnë e shtohen me akuzën se ajo po e pengon uitetin dhe dobëson Kosovën. Më e keqja e kësaj qasje është se kjo thirrje, në mënyrën sikundër po shtohet dhe në mënyrën sikundër po kërkohet të arrihet, është qasje e cila e dëmton thelbin e demokracisë. Nëse opozitarizmi është i domosdoshëm për të qenë demokracia aktive dhe e dobishme, thjeshtë për tu marrë me gjëra reale që nuk kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, atëherë thirrja për unitet nuk do të duhej kurrë të bëhej me akuza që në të vërtetë e vështirësojnë unitetin kundër Serbisë. Por si duket pushtetarëve dialogues ju levërdis ndryshe. Ata në vend se ta bëjnë dallimin ndërmjet asaj se çka është unitet kundër Serbisë e çka opozitarizëm demokratik, me qëllim dhe djallëzi vazhdimisht në përplasjet normalepozitë - opozitë, nxjerrin flamurin e kërcënimit nga Serbia në stilin - duhet të jemi bashkë, po rrezikohet shteti ynë, ti harrojmë inatet, Kosova mbi të gjitha, e të tjera të ngjashme. Mu kështu tingëlloj edhe z.Veseli kur pak ditë më parë bëri thirrje ‘ të mos merremi me njëri tjetrin, por të merremi me Serbinë’.

Krejt këto efekte negative në Kosovë, të këtij dimensioni të dialogut me Serbinë, nuk janë krejt. PDK ka traditë të thellë të këtij lloj raporti intern me dialogun me Serbinë. Për shkak se është kështu, tash sa kohë ajo e ka kthyer dialogun me Serbinë në platformë partiake thjeshtë e ka bërë ideologji të saj. Por dialogun me Serbinë, sado që në të parë duket se PDK-ja po e shfrytëzon shumë mirë, për ta forcuar pozitën e saj në pushtet, por edhe për ta amortizuar e shantazhuar opozitën, asaj tash sa kohë po i ndodh një e keqe e madhe për të cilën nuk është e vetëdijshme. PDK po të mos ishte dialogu me Serbinë, apo më sakt, po të mos e merrte këtë proces ashtu bllanko sikundër e ka marr dhe po e merr edhe tani, do të duhej të reformohej shumë, të demokratizohej rrënjësisht, të hapej gjithanshëm, për të mbetur shtetndërtuese, për t’i konribuar demokratizimit të vendit dhe të jetë trashëguese e asaj që pretendon, vlerave të UCK-së. Mirëpo PDK me rolin komod dhe dominues në dialogun me Serbinë, sidomos duke i prirë atij, vazhdon ngeshëm të jetë në pushtet, pa sëkëlldinë se duhet të reformohet, përtrihet e demokratizohet, gjithnjë e më pak partiakisht e vetëdijshme se nuk duhet dështuar e bërë gabime në qeverisjen aktuale, pjesë e të cilës është që nga fillimi.

Në anan tjetër, Hashim Thaçi, ende me ndikim shumë të madh në PDK dhe përfitues i kahmotshëm i këtij procesi, pa dialogun me Serbinë, përfundimisht do të vdiste politikisht. Kjo vlen për te, për aq sa ai dëshiron dhe ja arrin që me çdo kusht ti prij dialogut, i vetëdishëm se, t’i prish dialogut me Serbinë në Kosovë, pushteti të vije determinueshëm.

Krejt kjo si duket nuk do të përfundoj shpejt, sado që trumbetohet se jemi në fazën përfundimtare të dialogut. E përderisa do të zgjatë dialogu me Serbinë, do të jemi dëshmitar të keqpërdorimit të këtij procesi, për zhvillime të ndryshme brenda në Kosovë, që nuk do të duhej të kishin lidhje me dialogun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...