LDK-ja nuk bëhet argat i negociatave me njerëz të paligjitimuar!

Opinione

LDK-ja nuk bëhet argat i negociatave me njerëz të paligjitimuar!

Nga: Prof. Rashit Sahiti Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:56
Prof. Rashit Sahiti

LDK-ja ka dëshmuar që është udhërrëfyesi i vetëm dhe kryesor në të gjitha proceset për shtetndërtim dhe integrim. Në LDK ka njerëz intelektual, të ndershëm e të dëshmuar ndër shekuj.

LDK-ja përplot 29 vite jetë, është e dëshmuar në organizimin e rezistencës së mirëfilltë, të përgjithshme, të popullit të Kosovës, në rrafshin e krijimit të miqve të shumtë të Kosovës dhe të shqiptarëve në këtë rrugëtim, dhe në rrafshin e një kulture politike, që quhet kulturë demokratike, e cila kulturë është zaptuar nga "klani i luftës". Njerëz të korruptuar, zhvatës dhe persona të cilët mbulohen pas krimeve ekonomike dhe vrasjeve të pasluftës, nuk përfaqësojnë interesin e përbashkët qytetar për t'i përfaqësuar bisedimet me armikun tonë shekullor.

Të gjithë jem dëshmitar të një koalicioni të brishtë, jo funksional me një qeverisje e cila në vete nuk ngërthen një legjitimitet dhe fuqi për të marrë vendime. Një koalicion i "luftës" nuk mund të arrijë marrveshje cilësore dhe në drejtim të duhur për shtetin tonë. Këta njerëz nuk posedojnë kredibilitet intelektual për t'i përfaqësuar interesat tona në finale me Serbinë. Lufta me armë ka mbaruar, tani më është koha finale për luftë me pen në dorë, luftë të cilën qe 20 vite nuk na kanë dëshmuar që dinë t'a bëjnë. Një marrëveshje cilësore me Sërbinë, duke finalizuar interesat e përbashkëta qytetare, mund të arrihet vetëm me LDK-në. 

LDK-ja asnjëherë nuk mund t'i pranoj "akrobacionet" e këtyre udhëheqësve të vetlegjitimuar, me anë të së cilës kjo Qeveri e ka pranuar mungesën e shumicës dhe pafuqinë e saj për ta përballuar Serbinë në këtë finale. Qeveria aktuale e dinë shumë mirë se pa LDK-në asnjë marrëveshje nuk e ka rëndësinë e saj, pasi dihet forca dhe rëndësia e kësaj partie, si dhe lidhjet e saja historike me miqtë ndërkombëtar.  LDK-ja pasi të shohë që qytetarët i kanë dhënë legjitimitetin e plotë që kjo parti t’ia kthej vendit një dinjitet në qeverisje dhe për të filluar normalitet në funksionimin e shtetit, vetëm atëherë do të duhej të jetë prijëse e bisedimeve. Pa LDK-në nuk do të ketë asnjë marrveshje me Serbinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat