Taksa të funksionojë si treni tranzit, nga Serbia s’do kemi asnjë profit

Opinione

Taksa të funksionojë si treni tranzit, nga Serbia s’do kemi asnjë profit

Nga: Dedë Preqi Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:54
Dedë Preqi

Rrahagjoksat për inicimin e taksës 100% për produktet e Serbisë, duhet ti ulin shpatullat dhe mos të krokatën si gjelat, apo sikur rrahagjoksat e ndalimit të trenit, sepse Kosova dhe qeveria e saj, do të mbërrijnë qëllimet dhe zotërimin e vet vetëm në mënyrë të organizuar dhe të kordinuar në mes vete, jo edhe të ndarë e të përqarë, duke ia dhënë meritat individëve, apo klanëve partiake.

Në fakt kështu do të ndodh edhe mëtutje në marrëveshjet me Serbinë, e cila prej çastit në çast nuk do ndalet nga qëndrimet e saj kundër shtetit të Kosovës, dhe veprimet e fundit të qeverisë tonë , gjegjësisht të Ministrisë së Tregëtisë për ngritjen e taksës 100%, nuk paraqet ndonjë mrekulli dhe as   kërcënim, por një sinjal i qartë dhe mjaftë i menduar mirë për t’iu përgjegjur politikave dhe tekëve të Serbisë.

Dhe qeveria e Kosovës do të gabonte, nëse largimin e kësaj takse e shdërron me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, dhe Kosova kurrë nuk do pres një njohje të tillë, kur ajo sot në të kundërtën bënë ç’njohje të Kosovës, dhe Serbia në rend të parë do duhej të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare, për gjenocidin që ia ka shkakëtuar Kosovës dhe popullit të saj, pastaj të kërkojë falje dhe ti dorëzojë eshtrat e shqiptarëve të pagjetur, të cilët po i mbanë peng për shkaqe të përfitimëve të saj politike...

Sipas asaj politike që Serbia po e përshfaq në sytë e botës ndaj Kosovës, dërgjegjësimi i pa imagjinueshëm dhe i pa mundur i Serbisë për këtë çështje, duhet të arrihet në një mënyrë, për të vazhduar Kosova marrëveshjet paraprake me Serbinë, në mënyrë që marrëdhënjet në mes këtyre vendeve të normalizohen ndonjëherë si duhet, por jo edhe në mënyrën e saj dinake, që bythët ia kthen Rusisë, ndërsa fytyrën Evropës.

Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, mundohet të jep mundësi të reja përparimi, apo shkatërrimi, mjafton të krahasojmë kuptimin e fjalës “pajtim” në mes palëve, që nuk është ndonjë fjalë abstrakte, por në kuptimin e asaj që tregon karakterin e rrolit njerëzor, duke treguar mundësi krejtësisht të reja veprimi, por pikërisht këto mundësi do e rrezikojnë dhe shkakëtojnë katastrofa tjera, nëse të mos përdoren edhe rregullat e një rendi shoqëror dhe njerëzor, që ndër të gjitha do të ishte “kërkimfalja”, nga ana e Serbisë, si një sinjal i ndërgjegjës dhe kulturës njerëzore.

Të marrim në konsideratë pa paragjykime racionaliste dhe natyraliste, vetëm sjelljen dhe veprimet e Serbisë, për ç’njohjen e Kosovës dhe lobimet tjera të saj në çarqet e ndryshme të shtetëve të botës, për ta penguar inkuadrimin e vendit tonë në pjesën e vendeve dhe strukturave të nevojshme ndërkombëtare. Të marrim në konsideratë çfarë rroli po luan Serbia dhe qeveria e Vuçiqit, me serbët e veriut të Kosovës, të cilët po i përdor si veglat e dentistit falso, duke ua nxjerrë edhe dhëmbët e shëndoshë, pastaj duke i larguar pjesëtarët e komunitetit serb, që ishin pjesë e Ushtrisë së Kosovës, pastaj me deputetët serb në Parlamentin e Kosovës, të cilët i përdor si “piuna “  dhe shpiuna, e shpesh herë i përdor edhe në rrolin e kuajve, duke i shaluar herë në Beograd e herë në Kosovë.

Të marrim në konsideratë gjithë atë paskajshmëri çnjerëzore që shkakëtojë regjimi i egër dhe kriminel i një çmendurie, që nuk ka të bëjë me qenjën njerëzore, humbjen e 15 mijë njerëzve dhe zhdukjen e tyre, ku janë edhe 1600 kufoma të shqiptarëve të pagjetur, që i mbanë peng qeveria e Vuçiqit, për të cilat ka njohuri presidenti dhe qeveria e tij për hartimin e planeve të luftës kriminale, se ku do gjinden këta njerëz të masakruar nga regjimi i Millosheviqit.

Të marrim në konsideratë dhunimin e 20 mijë famrave shqiptare, ku edhe mbas 20 vjetëve të pas luftës ka prej tyre që edhe sot e kësaj dite vuajnë nga traumat dhe torturat e barbarizmit të ushtrisë dhe pramilitarëve çetnik serb. Të marrim parasysh edhe shkatërrimin e qindra e mijëra objekteve të banimit dhe monumenteve të kulturës dhe kultit të shqiptarëve të Kosovës. Të marrim parasysh se edhe sot e kësaj dite për gjitha ato masakra dhe dhunime që përjetoj populli i Kosovës, asnjë kriminel nuk e muar denimin e merituar nga Gjykatat Ndërkombëtare.

Të marrim në konsideratë edhe maltretimet e mërgatës shqiptare, që sot kalojnë kufinjtë me Serbinë, për të vizituar të afërmit e tyre në vendlindje,  të cilët presin me dhjetra orë të tëra, dimër e verë, pa ndonjë arsye, vetëm për të rritë tensionet e palës shqiptare dhe për të treguar arrogancën e tyre shtet¨rore dhe doganore të regjimit që ka edhe sot qeveria aktuale kundër popullit shqiptarë.

Prandaj, taksa doganore 100 për qind për mallërat e Serbisë, do të ishte pak, në krahasim më atë që e meriton ky vend, edhe pse një metodë e tillë e tregëtisë së një vendi nuk do i përkiste rregullave dhe normave të CEFT-as, por nuk ka për të qenë më thjeshtë se një natyrë e veprimit të tillë, dhe që do të gjente mënyrën e komunikimit me Serbinë.

Do të ishte gabim që një veprim të tillë do quanim primitivizëm materialist, apo me ndonjë domëthënje ndryshe, por më primitivizëm do të ishte nga njerëzit e organizmave me kopetecë  evropiane, sikur zonja Mogherini dhe bashkëmentorët e saj, që japin leksione dhe urdhëra organeve qeveritare të Kosovës, që kjo masë të heqët kundër shtetit serb, duke treguar haptas brengën e saj për palën të cilën e simpatizon.

Pse zonja Mogherini, si kryesuse e BE-së, nuk u paraqitë ndonjëherë me këshillat e saj të drejtuara Serbisë, apo me urdhëresat e saj të sinqerta, që ti drejtohet palës serbe dhe t’ia bëjë të qartë rrugën e saj në BE, duke ditur se Serbia është një ndër vendet më të pa dicilpinuara dhe “nëna” e krimeve dhe gjenocidit në Ballkan, në një mënyrë, që ta disiplinojë dhe ta ulë në binarët e komunikimit njerëzor, dhe në këtë mënyrë mund ta paraqes rrolin e saj të drejtë dhe të barabartë me komunitetet e Evropës, dhe për të arritë më mirë edhe marrëdhëniet e suksesshme në mes palëve.

Edhe se taksa e këtij lloji nuk do të mbetët e përhershme, një gjë të tillë e di qeveria e vendit dhe opinioni, por as presidenti i vendit dhe as iniciatorët e saj, nuk duhet të rrahin gjoks, sepse edhe në rastin e trenit transit nga iniciativa e huliganëve të Serbisë, dhe më pastaj, kush e ndaloi të arrijë në Kosovë, u bë një polemikë e pa kursyer nga pala kosovare, duke ia humbur peshën dhe vlerën e veprimëve dhe përfitimëve të kësaj natyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat