Edhe Meta si Tito, kërkon “politçku podobnost” për Gent Cakajn nga Kosova!? - Bota Sot
Edhe Meta si Tito, kërkon “politçku podobnost” për Gent Cakajn nga Kosova!?

Opinione

Edhe Meta si Tito, kërkon “politçku podobnost” për Gent Cakajn nga Kosova!?

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:54
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Kryeministri Edi Rama: “ Meta shkeli  Kushtetutën, goditi qeverinë, nëpërkëmbi  një djalë të ri, të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës Pupupu”.(http://www.tpz.al/2019/01/10/rama-i-pergjigjet-metes-neperkembi-nje-djale-te-ri-nje-mije-here-me-te-ditur-se-ai/).

*** Çfarë absurdi dhe çfarë paradoksi politik, ligjor, demokratik, kombëtar dhe kushtetues, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka dekretuar Gent Cakën për ministër të Jashtëm me justifikimin se ende nuk e paska verifikuar “përshtatshmërinë politike” dhe “integritetin” e tij?!

-Po çfarë verifikimi shtesë i duhet Ilir Metës, kur Gent Cakaj është zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë?!

Nëse për Gent Cakën nevojitet konfirmim i ri i “përshtatshmërisë politike” dhe i “integritetit” të tij, atëherë, sipas kësaj kërkese  të presidentit Ilir Meta, del se ai qenka duke e ushtruar  funksionin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në kundërshtim me ligin përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (pa verifikuar CV-në e tij)!

 Mosdekretimi i Cakajt, akt politik, jo ligjor, as kushtetues

Meqë Shqipëria nuk paska një diplomat për ministër të Jashtëm, atëherë le ta shkrijë  atë Ministri të Jashtme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Pse jo, Kosova ka diplomatë të zotë, të cilët mund ta drejtojnë edhe politikën e jashtme të Shqipërisë.

Këtë e vërtetojnë  edhe pozita e Gent Cakajt si zëvendësministër aktual në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, si edhe  Propozimi vlerësues i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka propozuar që Gent Cakaj nga Kosova, të jetë ministër i Jashtëm i Shqipërisë. –Pse jo, lërni inatet dhe fërkimet politike në relacionin Qeveri-Presidencë! – Me inati, me përçarje, me fyerje, me degradime, me shpifje, me gënjeshtra dhe me ndërskamca primitive sektariste për karrierë, për pasuri  të paligjshme  në kurrizin e popullit dhe të shtetit  “nuk mbahet shtëpia”, thotë një proverb i urtë.

-Atëherë,  lind pyetja, pse presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka dekretuar Gen Cakajn për ministër të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, kur ky është propozim i kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, jo i kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj?

Nëse refuzimi i dekretimit ligjor i kanditatit  Gent Cakaj, është bërë në mënyrë subjektive për  shkak të fërkimit të interesave politike mes Metës dhe Ramës,  ose vetëm pse zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është nga Kosova, atëherë presidenti i Shqipërisë duhet të japë dorëheqje të parevokueshme. Këtë dorëheqje, duhet ta kërkojë edhe Qeveria, edhe e Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,  sepse   ky është akt antikushtetues (Preambula e Kushtetutës: “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar) dhe diskriminues, që përçan kombin shqiptar në “stilin” (kosovarë e shqiptarë).  Kjo është e papranueshme dhe absurd sui generis që nuk ka asnjë lidhje as me politikën, as me diplomacinë, as me ligjin dhe as me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kur kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama  ka propozuar Gent Cakajn për postin e ministrit të Jashtëm, atëherë çfarë “përshtatshmërie politike” dhe “integriteti”   mbiverifikues  institucional (mbi Qeverinë dhe mbi Kryeministrin) po kërkon presidenti Ilir Meta për dekretimin e Gent Cakajt?

Kjo kërkesë absurde  e Ilir Metës  (gjoja e verifikimit të “përshtatshmërisë politike”),  është simetrike me karakteristikat e ashtuqujatura “politiçke podobnosti”  të sistemit politik të Jugosllavisë së dikurshme të Josip Broz Titos (1945-1990), sepse kjo ishte forma më oportune për eliminimin e kuadrove profesioniste dhe me kredibilitet , sidomos të atyre shqiptare me taban tradicional kombëtar dhe patriotik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...