Një kujtim për Enver Malokun me rastin e 20 vjetorit te vrasjes - Bota Sot
Një kujtim për Enver Malokun me rastin e 20 vjetorit te vrasjes

Opinione

Një kujtim për Enver Malokun me rastin e 20 vjetorit te vrasjes

Nga: Nue Oroshi Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:08
Enver Maloku

Tash e 20 vjet më parë në një ditë të ftohtë dimri, në janarin muajin ku janë vrarë dhe sakrifikuar shumë atdhetarë shqiptarë nëpër shekuj dhe dekada një dorë e zezë që punonte për interesa të Serbisë serbosllaviste e vret publicistin,veprimtarin dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombtare Enver Malokun.

Enver Maloku në këtë periudhë kohore ishte drejtor i Qendrës për Informim të Kosovës e cila kishte bërë një bumë mediatikë edhe pse në rrethana mjaftë të vështira dhe në kohë lufte. Kjo fotografi është shkrepur nga autori i ketyre rreshtave në Kuvendin e tretë të degës se LDK-së në Gjermani që u mbajt në qytetin e Shtutgartit, ku ishte prezent një delegacion i gjërë nga Kosova.Në mesin e shumë kujtimeve me ka mbetur në mendje një dëshmi mjaftë interesante e heroit të kombit Enver Maloku.

Derisa ne veprimtarët kombtarë në Gjermani mblidhnim mjete me miliona për Kosovën,shefi i Qendrës për Informim të Kosovës ballafaqohej me veshtirësi të natyrës shumë të vështirë materiale,ai thoshtë se deri sa shkonim për të mbledhur informacione lidhur me masakrat që bëntë okupuesi serb ndodhte që shpesheherë që mos të kemi edhe shpenzimet krejt normale të udhëtimit dhe të bënim huazime për t´i mbuluar terenin dhe mbledhur informacionet.

Dihet mirëfilli se roli i Qendrës për Informim të Kosovës ishte mjaftë i madhë se pse këtë qendër e citonin në këtë periudhë kohore edhe shumë gazeta dhe revista prestigjioze ndërkombëtare lidhur me situatën në Kosovë .Dalngadalë kur koha kalon historia me akullië e ftoftë te argumenteve shkencore do të tregon se kush çka ka bërë dhe kontribuar për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...