Isa Mustafa e lëshoi "bombën" - Bota Sot
Isa Mustafa e lëshoi "bombën"

Opinione

Isa Mustafa e lëshoi "bombën"

Prof. dr  Binak Maxharraj Nga Prof. dr Binak Maxharraj Më 12 janar 2019 Në ora: 11:10
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi


Nuk e di së si janë ndier sot Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm por në veçanti anëtarësia e LDK kur i pari i kësaj partie deklaroi sot se: "Unë fare nuk jam penduar qe e kamë votuar Thaçin për President".

Në vend se të iu kërkojë falje opinionit e posaçërisht anëtarësisë së LDK-së pse u bë pjesë për ta votuar Thaçin për President, sepse pa votën e LDK-së Hashim Thaçi sot nuk do te ishte President dhe ne qytetarët e Kosovës nuk do te përballeshim me rrezikun e ndarjes së Kosovës.

Isa Mustafën si duket e ka kapë senilizimi, nuk po din së çka flet, apo e ka edhe betimin e Kryesisë së LDK-së.

E vërteta është së Hashim Thaçi nuk la gurë pa rrotulluar për me u bë President, bëri shantazhe edhe me deputetë, derisa e "bleu" këtë post nga LDK-ja. Qëllimi i tij tashti po shihet, është lidhë me dreqin e te birin e dreqit, është lidhë me serbin e rusin por edhe me shqiptarët e tipit Edi Rama dhe Baton Haxhiun, për me e nda Kosovën, e cila së shpejti do të bëhet realitet, sepse si duket veç është konvertuar ne zarfin "top sekret",i cili veç pritet të hapet.
 
Fakt së Isa Mustafa nuk është penduar qe e ka votuar Hashim Thaçin për president, sepse edhe ky nuk është hiç më i mirë, e bëri këtë nga lakmia për tu bërë Kryeministër edhe përkundrejt dëshirës së anëtarësisë së LDK-se se nuk do te këtë koalicion me PDK-në. Isa Mustafa e paska respektuar marrëveshjen me PDK-në, por nuk tregon se pse PDK nuk i respekton asnjëherë marrëveshjet, bile nga mos respektimi i marrëveshjes nga ana e PDK-së, Isa Mustafa u rrëzua kryengul nga pozita e Kryeministrit.

Rreth kësaj deklarate "bombë" të Isa Mustafës është e nevojshme që të reflektojnë edhe strukturat e LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...