Përvetësimi i Perandorisë Bizantine nga grekët ishte thelbi i përçarëjes së popujve!

Opinione

Përvetësimi i Perandorisë Bizantine nga grekët ishte thelbi i përçarëjes së popujve!

Nga: Sami Arifi Më: 13 janar 2019 Në ora: 12:16
Sami Arifi

Peng i grindjeve fetare, të dhunëshme shekullore, midis Romës dhe Bizantit, ishte Iliria.                

Nga vandalizmi Greko-Bizantin u shkatrruan monumentet që ne patëm filluar, jo vetëm në jetën fetare të popullit shqiptar, por, pothuajse në të gjithë Gadishullit Iririan: Ohër-Justiniana ka qenë metropoli që nga viti 535 deri në 1767.

Në vend që të jenë të bashkuar të gjithë këta popuj, është me të vërtet diçka shumë e vajtushme, të gjithë këta popuj sot kanë gjelozi, shkatrrojnë dhe përbuzin njëri-tjetrin, përveç kësaj ndodhën edhe shumë imigracione, në të njejtën kohë nga fryma bizantine, mbrritja e banorëve të rinj veçse rriti antipatitë, shtoi pshtjellimin, thelloi pa masë humnerën.

Duhet të ceket se peng i grindjeve fetare, të dhunëshme e shekullore, midis Romës dhe Bizantit, ka qenë Iliria. Pra, ishte Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhnin grindjet fetare, shkaku i debatimeve gjithënjë ishte për zotërimin e Ilirisë, e në veçanti të Ohrit, metropolitit të tij. Çështja kryesore e Bizantit ishte të jetë zotruese e Ohrit dhe mos të lejonte ilirët të krijojnë një shtet më vete, siç u formuan në vende të tjera si dhe të kthente në bizantizëm atë që Roma e kishte romanizuar, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke. Kështu që çasti për të krijuar një shtet të madh pellazgo-iliro-arbroro-shqiptar, që nga ajo kohë, pothuajse humbi përgjithmonë. 

Ne duhet të kufizohemi, çka si dhe, sa mund të quhet Shqipëri, duke përkujtuar se edhe në kohën e tanishme në emrin tonë u krijuan shtete artificiale si Maqedonia Jugosllave, edhe pse maqedonasit kurrë nuk ishin as grek as jugosllav, siç thoshte Straboni: “Maqedonia dhe shqiptarët e Epirit, përfshin një popull të vetëm”. Në të vërtetë, Straboni i Sinopit, i cili kishte vizituar këto vende, thoshte se: “Shqiptarët dhe Maqedonasit flasin të njejtën gjuhë, kishin të njejtat sjellje në zakonet e tyre, i prisnin flokët në të njentën mënyrë, dhe se ata kishin mjaft gjëra të tjera të përbashkëta, deri në atë masë, sa janë të shumtë ata që kuptojnë Maqedoninë deri në Korkyrë (Korfuz)”... Falsifikimet greke vazhdojnë edhe sot, ata thonë se janë të njejtës racë me maqedonasit, vëtëm për të pasur pretendime territoriale.

Lëvrimin e gjuhës shqipe kleri grek e ka penguar dhe ende e pengon që ka një shumëllojshmëri të madhe dhe kalon mjaft edhe gjuhën e Aristotelit. Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin e tyre, po harrojnë se nga cila shkollë greke ka dal ai (Homeri), nga cila shkollë është formuar ai, kur dihet se para shkollave greke kishte shkolla pelllazgjike me një literatur të madhe dhe të përkthyera që ishte edhe themeli i letërsisë greke, ashtu si dhe ndërtimet enciklopedike që kishin shërbyer si themel për ngrehurinat e përkohëshme të ngritura prej grekëve të lashtë.

Por sot askush nuk mundë t’i ndal përgëzimet te shqiptarët të ndjekinë shembullin e të parëve të tyre në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) të bëjnë të ringjallet gjuha e bukur pellazgo-iliro-shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat