Trokitje në ndërgjegjën munguese

Opinione

Trokitje në ndërgjegjën munguese

Nga: Ramiz Spahiu Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:09
Ramiz Spahiu

Ka vite qe në Kosovë, mësimi në fillimviti apo gjysemvjetor nuk nis sipas kalendarit shkollor. Dhe, nuk nisë sepse paknaqesia e mësuesve e grumbulluar prej vitesh  ngre zerin per te trokitur ne ndergjegjen munguese te qeveritarëve tanë. Dhe, nuk nisë se paku pa kërcnuar me grevë, ose pa mbajtur grevë një orëshe, dy orëshe, një ditëshe  apo shumëditëshe, me kërkesa që tashme do të duhej të ishin harruar, sikur qeveritë tona të pasluftës të ishin pak më të ndërgjegjëshme.

Një nga kërkesat greviste ishte njohja e statusit te mesuesve te viteve 90 –ta, të kohës se mëvetësisë së shkollës shqipe në Kosovë. Dokumentacionin shkollor dhe diplomat e asaj kohe i njihte Evropa, e qeveritë tona ende edhe sot hezitojnë dhe gjejnë arsye joserioze nga më të ndryeshme për njohjen e një statusi, apo kompensimin e çfardollojshëm.

Përbuzja ndaj mësuesve në Kosovën tonë vazhdoi që nga paslufta. Dhe, ne mesuesit ska se si të mos ndihemi të fyer kur e shohim thellimin e përditshëm të ndasisë mes nesh dhe klasës politike: deputet, ministra, këshilltar, profesor të fakulteteve, punonjës të instituteve, anëtar të bordeve e nëpunës tjerë shtetëror, pagat dhe meditjet e të cilëve janë marramendëse. Madje ata janë kujdesur edhe për pensionet e tyre “meritore”. Të kujtojmë këtu edhe demtimet milionshe të interesit të shtetit, falimentimin e PTK, faljen e KEDS, faljen e buxhetit për autostradë, për pistë të aeroportit, dëmtimin milionësh të buxhetit me veteranet e rrejshem etj, etj.       

Moskujdesi dhe përbuzja për mësuesit arriti kulmin me ligjin e ri për pagat, ku sipas ketij kategorizimi, mësimdhënësit mbeten shtresa më e ulët dhe më nënçmuese në shtetin tonë të ri. Kjo të kujton shpenzimet e mbretit Zog që ishin sa ministria e shëndetësisë e bujqësisë së bashku, dhe “interesimin” e mbretërisë së tij për arsimin.

Me ketë rast do t’i kisha lutë zyrtaret shtetëror që e bëjnë kategorizimin e këtij ligji që t’i marrin parasysh kërkesat e arsyeshme të mësimdhënësve dhe të tregojnë një fije profesionalizmi, një fije përgjegjësie racionale kur i caktojnë këta koeficient dhe bëjnë ketë kategorizim duke i lënë mësuesit në fund. Dhe, nëse nuk do të dini ç’është përgjegjsia profesionale, shtetërore e njerëzore, kam frikë se nuk do të mund t’i shmangëni mallkimit të popullit dhe ndëshkimit hyjnor.

Ndoshta është mirë të kujtojmë fjalët e kancelares Merkel, qe u tha zyrtarve shtetëror kur kërkonin rritje page: Si mund t’ ju krahasoj me mësuesit që ju kanë mësuar juve? Pastaj, këtu më duhet ta paraqes edhe shqetësimin tim. Nëse mësuesit janë shtresa më e përbuzur e shtetit tonë, atëherë jam shumë skeptik në ardhmërinë e këtij shteti.

Në fund,  m’u kujtua një ngjarje e paradoditëshme. Disa të rinjë e ngacmonin një plak, ndërsa të tjerët me humor i thanë, pse nuk po i shanë. Ai i shikonte, dhe i mllefosur tha, çka me i sha, këta të shanë janë gjithë!

Ramiz Spahiu, pedagog në gjimnazin“Hamëz Jashari” në Skënderaj                                                                              

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat