Kush jeni ju?

Opinione

Kush jeni ju?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 14 janar 2019 Në ora: 09:16
Gjykata Speciale

Iu drejtohem krerëve politikë dhe shtetëror me vetëm këtë pyetje? Kush jeni ju që po e merrni këtë të drejtë ta personalizoni shtetin, institucionet e shtetit, territorin e shtetit dhe ushtrinë e popullit?

Që nga vitet 2004 e këtej kur Kosova me ndihmën e dashakqinjëve të saj nga jashtë dhe bashkëpunëtorëve te tyre nga brenda, për vendin dhe popullin filloi një mbrapështi, kryesisht në dëm të popullit të Kosovës dhe në favor të armikut të përbetuar shekullor (Serbisë), kryesisht nga po këta krerë të sotëm të cilët po derdhin lot krokodili gjoja për shkuarjen e disa personave të ftuar në Gjykatën e Hagës pikërisht të mundësuar dhe krijuar nga po këta krerë (duke pamundësuar dhe korruptuar e frikësuar gjykatën e vendit)!

Tani po ju drejtohem me vetëm një pyetje: Kush jeni ju që po e merrni këtë të drejtë ta personalizoni shtetin e Kosovës, institucionet e saj, territorin e Kosovës dhe ushtrinë e popullit? Filluat me përçarjen e brendshme duke likuiduar figura të ndritura politike e ushtarake vetëm pse nuk u përkrahnin juve për të ardhur në pushtet, korruptuat gjithçka për të ardhur në pushtet, e morët pushtetin dhe fillimisht në Demarkacionin me Maqedoninë kontestuat 6200 hektarë pronë Kosovare në Debëllde, nënshkruat marrëveshje në Vjenë më 2013 duke kontestuar 8200 hektarë tokë me Malin e Zi, themeluat Gjykatën e Hagës për krime indidviduale e jo kolektive sikur që bëri Serbia në Kosovë pikërisht duke mos lejuar e as funksionalizuar gjykatat vendore dhe këtë për të fshehur gjurmët e juaja të krimit dhe tani derdhni lot krokodili për të ftuarit e Gjykatës së Hagës?

Këta janë emra të përvetshëm dhe nuk keni të drejtë ta personalizoni UÇK-në se gjoja po gjykohet ajo ushtri, e cila ka dal nga populli jo nga ju, prandaj mjaftohuni sepse jeni bërë të pa durueshëm për vet popullin dhe kam frikë se do t’iu vijë një përfundim i keq pikërisht juve.

Ushtria ka bërë luftë të pastër, e din secili edhe bota, por ju emrat e përvetshëm e keni keqpërdorë dhe po e bëni prapë emrin e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat