Qetësohu Kadri

Opinione

Qetësohu Kadri

Nga: Selim Kryeziu Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:13
Selim Kryeziu

Kadri Veseli në vend se të merret me grevën e  punëtorëvr të arsimit, ai vazhdon të merret me LDK-në. Në konferencën për shtyp mbajtur pas takimit me "grupin negociator",  e ftoi sërish  LDK-në të bëhët pjesë e "vendime të mëdha" për vendin.  Pastaj, ai prap provokoi në stilin e tij, tani më të njihur: Si Serbia si Kadria. 

- "LDK-ja po i fërkon duart"!  

Aludoi kështu në ftesat që Gjykata speciale  u ka bërë kohëve të fundit disa komandantëve apo ushtatëve të UÇK-së, kryesisht njerëz të PDK-së.  Asnjë arsye për të ferkuar duart këtu nuk ka, askush nuk po i fërkon duart këtë rast. Çdo njeri me me dy gramë tru në kokë e din se shumë më mirë do ishte që ata, unë, ti, të gjithë ne, të gjykohemi në gjykatat e Kosovës dhe nga gjykatësit tonë për ato që kemi bërë apo bëjmë. Apo edhe për ato që nuk i kemi bërë kurrë, pse jo, dhe të marrim dënime apo të shpallemi të pafajshem në mënyrë të drejtë,  ashtu siç e parasheh ligji. 

Por jo! Jo sepse askush nuk i beson sistemit të drejtësisë në Kosovë. Edhe për këtë ti zotri i ke fajet! I ke fajet sepse ti bashk me SHIK-un tënd ke fut duart ne drejtësi. Kush u beson mjerëzve të drejtësisë që i ke zgjedhur ti?! Askush! 

Zotria po sheh ëndërra me grila me gjas,  prandaj e ka kapur paniku. Qetësohu Kadri, qetësohu. Ti ke hallin tënd, e di, se për të tjerë nuk brengosesh jo. 

Tani më fal, po ti o zotri vet e ke votuar Gjykatën speciale, për më tepër ke qenë edhe kryetar parlamenti  kur është marrë ky vendim. Pse ankohesh tani, pse luan të mëshirshmin a shenjtorin?! Mos i është kallë bishti dhelprës dhe tani po bërtet u kallë mali?! Apo të ka hy frika dhe tash gjuha po të shkon aty ku të dhemb dhëmbi?! 
QETËSOHU !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat