Është shumë e dhimbshme pse askujt s’po u dhimbsen - Bota Sot
Është shumë e dhimbshme pse askujt s’po u dhimbsen

Opinione

Është shumë e dhimbshme pse askujt s’po u dhimbsen

Nga: Kimete Berisha Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:17
Kimete Berisha

1. Prej se Aleksandër Vuçiçi ka shprehur simpati për idenë e tij që t'i hiqet taksa Serbisë, Isa Mustafës ju ka rritë morri, u dalldis, ka fillu me shtru edhe pyetje, duke iu referu vetes si profesor.

Këqyrja pyetjen pash Zotin: 
'Çka po ndodh me dhe në veriun e vendit''.

Pse s'po shkon me këqyr vet çka po ndodh o Putin. Ose pyete Vjosa Osmanin të tregon.

Çka ka pas me ndodh! Është kah ndodh ajo që ka ndodh kur ke qenë ti Kryeministër.

Ka edhe do zhvillime. Ka mandarina të mira andej, shiten me gajbe. Këndej kah ne vijnë serbët e i blejnë sendet tona të shtrenjta, e shqiptarët shkojnë atje blejnë djath të Sjenicës.

Edhe vet e kam ble në 'mëhallë të boshnjakve' një fustan transparent, por pa kupon fiskal, më tha ajo vajza shqiptare që shitke fustana e ulur mbi termo se nuk paguajnë tatime (sikurse që s'paguajnë rrymë as ujë) asnjë serb në veri.

Po flitet se serbët po i shesin me të madhe banesat në veri, kurse shqiptarët po duan t'i blejnë përsëri banesat e veta që ua kanë shitur serbëve.

Kurse në jug, po vazhdon ndërtimi i soliterëve, e për çdo gjë që ndërtohet në Mitrovicë u kriju bindja se është pronë e Kadri Veselit.

Hajde rrina, edhe e shfrytëzon rastin me ja bë përhajr Mitrovicës parkingun në qendër (sa qimja e flokut me hundë në trotuar), që po ashtu thuhet se është pronë e Kadri Veselit.

2. PDK ka thënë sot se Gjykata Speciale i ka sjell retë e zeza. 
Zakonisht, në jetën e përditshme, era i sjell retë e zeza, kurse retë e zeza e sjellin edhe ylberin, e mbas reve të zeza, kthjellet moti-thonë rumunët.

Gjykatën Speciale e ka sjell PDK, bashkë me retë e zeza, nëse mund të thuhet se janë mjaftueshëm 'të zeza'.

Kadri Veseli ka thënë se 'shokët e tij, Remi dhe Samiu do ta mbrojnë luftën e UÇK-së në Hagë'.

Hamamin do ta mbrojnë, ata le ta mbrojnë veten se UÇK-në nuk është kah e akuzon askush për asgjë, por po ju akuzojbë juve me emra e mbiemra, dhe po e mbrojnë edhe UÇK-në nga ju që e keni shfrytëzu ushtrijë m'u bë milionera, se UÇK nuk ekziston dhe diçka që nuk ekziston nuk mund të akuzohet.

Hashim Thaçi po ashtu ka thënë se 'Shkuarja në Hagë e Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës dëshmon fisnikërinë e luftës së UÇK-së'. 
Jo valla, nuk janë shku vullnetarisht (po i kanë thirrë, s'kanë pas çare pa shku) me dëshmu fisnikërinë e UÇK-së por janë shku m'i mbrojtë veten, po ti me dallavere je bë bozë, as gjarpër më s'je, se gjarpër mocanik tëndin nuk ka.

2. M'i lexu sot komentet e shqiptarëve për komandantët, çuditesh. 
Shumë interesant, askujt nuk i dhimbsen më, as s'është kush ngusht për ta!

Dikush bile i kish përcjell me urimin e njohur për haxhinjtë në Qabe, që thotë: 'Shkofshi e mos u kthefshi'.

E pritëm edhe ditën kur shqiptarët gëzohen më shumë se serbët për arrestimin e ish komandantëve të UÇK-së.

Gëzohen se i konsiderojnë 'hajna milionera' e jo pse i konsiderojnë 'vrasës'.

Disa prej tyre që i kanë nga dy gra, u ka ra më së miri, njanën gru e kanë për burg, tjetrën për shpi.

Është shumë e dhimbshme pse s'po na dhimbsen. Po, dashuria me zor s'shkon.

3. Me pas qenë të varfër, i kish përcjell para kamerave për në burg Halil Kastrati, i cili i preferon shumë kamerat televizive.

Një nxënëse e fillores, nuk kish shku në shkollë në gjysmëvjetorin e parë, një muaj ditë, shkaku se u ndje e turpëruar pasi krejt klasa e kanë pa në TV kah i ndihmon hoxha me kamera. 
Pastaj, ka shku dikush i familjes vend saj e ka marrë librezën. 
E njoh atë ndjenjë, kur prindërit në kohën e pushtuesit serbë u largun nga puna, isha shumë e re, besa edhe goxha njëfarë cope, e më vinte shumë inat m'u anku para shoqeve. 
Njëherë m'u ka pas çky njana këpucë, nuk kam pas shku një ditë në shkollë, ama askush prej shoqeve s'e ka ditë arsyen.

Halili nuk i njeh ato ndjenja fëmijërore, prandaj i lëndon të rinjtë në momentin kur i ndihmon të vjetrit.

Kur po u vjetrojshe nuk po ta ndijke më çka mendojnë për ty.

Plus hoxha po shoqnohet me turli bajati e gjynahtari, po e lejon veten që Kadri Veseli m'u reklamu me të. Plus po i desh dhambt njejtë si ai, vesh më vesh. Hoxha duhet me qesh pak ose hiç.

Kadri Veseli ta kthej ujin përpjetë, jo veprat humanitare, atyre komplet ua humb vlerën. 
Pse? Veç pse është i pasur dhe s'dihet pse është i pasur!

4. Krejt politikanët janë milionerë e nuk ua ka lyp kush prejardhjen e pasurisë misterioze, e veç Burdushit që është vet 'mistik' ia lypin prejardhjen e pasurisë. 
Burdushit ia kanë çu gjinja paret te shpija, për qejfi ia kanë dhënë, kurse ju ua keni vjedh njerëzve paret, plus kanë ndodhur në luftë e pas luftës edhe zhvatje e vrasje për pare, edhe askush s'po ua konfiskon pasurinë.

Ky shtet është në duar të kriminelëve më të tërbuar.

5. Blerim Kuçi, komandant Kitrra, ka kcy sot në një tjetër degë dhe ka thënë se edhe Ibrahim Rugova ka dialoguar me Sllobodan Millosheviçin. 
Bac o bac, çfarë gjetje e fuqishme metaforike. 
Ku ka qenë ky deri sot!

6. F.Morina kish thënë se do të shitej nëse dikush ia jep gjysmë milioni euro. 
Dikush e jep jetën për liri, e dikush e shet trupin për pare. 
Gjynah more, të vret Zoti me hy n'gjynah me shpirt tëndin, ti nuk je lind me jep jetën për njerëz që e shesin trupin për pare.
Qe për kë e kanë rreziku jetën komandantët.

'Ua kanë shpëtu 'b'thën' e ju s'po mërziteni për ta.' tha BB. 
Anipse nuk i çuan lidhur, po si zotni me aeroplana, t'veshur mirë, t'pucitë, si personazhe të 'Kumbarës'.

Këta janë lulet e para të vitit, janë si luleborat që simbolizojnë rilindjen dhe shpresën se dimri po shkon e po vjen pranvera. Anipse edhe luleborat mund të jenë të helmueshme, s'ka gajle, s'e kemi njet m'i 'hëngër'.

Prania e Luleborës mund ta ndihmoj njeriun që e ka humbur shpresën ta shoh dritën në fund të tunelit dhe atë që vuan nga trishtimi i përhershëm.

P.S. Unë bile s'kam fytyrë m'u anku hiç, se mu UÇK ma ka shpëtu jetën dhe familjen. Por, as mua s'po më dhimbsen këta që janë dorëzuar sot (anipse po më vjen shumë inat prej Serbisë), sepse do tjerë ma kanë shpëtu jetën, e ata do të më dhimbseshin shumë.

Ju kam tregu, një ndër momentet më të rënda në punën time si gazetare është ai kur një serbe në Prishtinë (e që punon në institucione të Kosovës) më përgëzoi për shkrimet e mia kundër Ramushit dhe Edi Ramës. Desh kopa prej inatit.

Nuk ishte aspak moment i këndshëm as leximini i një komenti në shkrimin për 'batonin' nga 'Stafi i Rilindjes'. S'po ju tregoj çka më kanë thënë njerëzit e Edi Ramës, sepse më vjen mërzi me marrë veten shembull për të keq, veç po ju tregoj se i kam blloku dhe ua kam fshi komentin.

Në ditë t'sotit, t'nxihet jeta pa censurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...