Kur ti nuk i ofendon nxënësit me fjalë si budall/icë, hajvan, idiot/e, meriton pagë më të lartë - Bota Sot
Kur ti nuk i ofendon nxënësit me fjalë si budall/icë, hajvan, idiot/e, meriton pagë më të lartë

Opinione

Kur ti nuk i ofendon nxënësit me fjalë si budall/icë, hajvan, idiot/e, meriton pagë më të lartë

Nga: AGNESA QERIMI Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:19
AGNESA QERIMI

Kur te kemi rezultate më të mira në PISA (pa marrë parasysh mangësive që i ka), ti meriton pagë më të lartë. Tash, jepi punës, nxënësit kanë nevojë për ty, kanë nevojë për arsimim

“Kur ti, i ndale kurset private dhe në vend të tyre ofron orë plotësuese(sipas ligjit)- meriton pagë më të lartë;

– Kur ti, e ligjëron lëndën që njeh dhe e dinë, e jo atë që të duhet për mbushje te orëve (për pagë)- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, të gjithë nxënësit i trajton te barabarte, kur një rome nuk e ulë në fund te klasës, kur një vajze i tregon që është e barabarte me një djalë, kur një të varfër nuk e trajton keq pse nuk të ka ble dhuratë për 7 Mars- meriton pagë më të lartë;

– Kur ti, i vlerëson nxënësit për dije dhe jo për sjellje- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, je edhe pedagog- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, nuk i ofendon nxënësit me fjalë si budall/ice, hajvan, idiot/e pse të ka ik rendi dhe qetësia në klase, meriton pagë ma të lartë;

– Kur ti përdor metoda kreative e alternative për praktike kur shkolla nuk ka mjete- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, dine qysh më përdor kompjuterin e me ligjëru mirë anglishten(për mësimdhënësit e këtyre lëndëve)- meriton pagë më të lartë;

– Kur ti, e luan rolin tënd si duhet në administrim të testit të maturës- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, nuk dikton po pajisesh me materiale shtesë (printon) edhe pse të mungojnë tekstet- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, përditësohesh e nuk ligjëron statistika të gabuara- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, pranon kritikat e nxënësve e nuk i ndëshkon me notë për inat- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, pranon të testohesh- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, nuk ushtron dhunë ndaj nxënësve- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, nuk pranon të korruptohesh për të vënë nota më të larta- meriton pagë më të lartë;
– Kur ti, nuk pranon te hysh ne pune veç pse e njeh Drejtorin/en e DKA-se apo dike ne Qeveri- meriton pagë më të lartë;
-Kur ti, i proteston padrejtësitë dhe te intereson mirëqenia e nxënëseve para interesit tënd personal- meriton pagë më të lartë.
E për ta mbyllë, kur te kemi rezultate më të mira në PISA (pa marrë parasysh mangësive që i ka), ti meriton pagë më të lartë.
Tash, jepi punës, nxënësit kanë nevojë për ty, kanë nevojë për arsimim!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...