Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës - Bota Sot
Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

Opinione

Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

Nga: Abas Fejzullahi Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:44
Abas Fejzullahi

Lidhur me këtë analizë të shkurtër më shtyri shkrimi i mikut tim të nderuar Nue Oroshi që pata rastin ta lexoj më  2019-01-14 në Faqe të Librit – Facebook  me titullin:

Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

Më vie mirë që  i nderuari  Nue Oroshi me shkrimin e tij  mjaft përmbajtësor dhe qëllim mirë e besa edhe plotë shpresa për ndryshimet e politikës së mërdhirë vendore nga ngricat e politikës ditore të  politikuajve, kurvendarëve,  pushtave e pushtshtetarëve vendorë..!.

Kishte me qenë shumë me fat Kosova, që me ndryshimin e stinëve të bëheshin edhe ndryshimet politike me shijen e pranverës, ku do shkriheshin,  ngricat politike siç dëshiron e shkruan i nderuari miku im Nue Oroshi.

Por, neve po na ndodhin në praktikë gjëra të kundërta që shpresatë po na mashtrojnë nga dëshira për të mirë, se premtime të kësaj natyre kishim edhe me          FUSNOTËN e cila thuhej nga pranuesit e saj gjatë bisedimeve që i bënte Hashim Thaçi  me Serbinë, që ka prnua e nënshkrua sipas kërkesës së Serbisë, FUSNOTËN(PUSNOTËN) tue hjekur  shtetësin pra Republikën, që sot e kësaj dite Kosova jashtë kudo, përmendet vetem si Kosovë e jo si Republika e Kosovës që shkruhet e propogandohet në Kosovë, tue thënë e arsyetuar se s’ është gjë  FUSNOTA…  dhe e krahsonin por si fjollë bore, që do shkrihet në pranverë… dhe Kosova do të përfitoj me këtë FUSNOTË..?! 

Kaluan shumë pranvera dhe stinë tjera të motmotit e deri në ditët e sotit FUSNOTA(PUSNOTA) jo që nuk është shkri… por siç thot populli është ngri e bërë kaçan, gjatë gjithë këtyre viteve në të gjitha stinët e vitit, pavarësisht ngritjeve të tempraturave në cilën do stinë të vitit qoft, pasi që Serbia se ka kërkuar që ajo të shkrihet  me syrinë e pranverës, por që përherë të jetë e ngrirë për sa ti duhet asaj për qëllimet e veta… dhe deri më tani dëshmi ka mjaft se Kosova asgjë nuk përfitoj vetëm humbi nga këto nënshkrime e marrëveshje të deritashme me Serbinë..!

Është interesant me ne shqiptarët në përgjithësi me fjalë dimërin e bëjmë verë e verën dimër…!

Në realitet shqiptarëve të gjitha të zezatë po u vijn nga qeverisja e keqe që po bëjnë vendorët në të gjitha stinët e vitit, pa ndonjë shpresë se do të ketë lulëzim në pranverë, punë dhe pushim të merituar në verë, fryte në vjeshtë dhe ngrohje për të gjithës siç duhet me pas në dimër:

Gjatë fushatave zgjedhore në cilëndo stinë qoft ajo, politikuaj, pushta e pushtetarë vendor, premtojnë e mashtrojnë, se për Kosovë po i votuan ata që thonë e prrallisin se janë më të mirët, më atdhedashsit e ma meritorët e kombit… më s‘do të ketë asë ngrica as ngërqe politike, por lulëzim e përparim në çdo drejtim... dhe Kosovës do të ja ket lakmi edhe Zvicëra, ku ndoshta  edhe zvicëranet  do të vijnë e të kërkojn strehim AZIL ekonomik a politikë në Kosovë... po të Ju besonin fjalëve dhe premtimeve të tyre...!

PO sa ta marrin pushtet e pozita, harron premtimet, fillon mashtrimet, përdorin  kërcënimet.., ndërsa opozita me fjalë e me kritika ndajnë shpesh poste e pozita, bashkohen e kurorizohen disa me opozitë e disa kundërshtojnë e si merr kush parasyshë, se votat e numrat thon i kemi ne si pozitë e ju rrini aty ku jeni...në opozitë,  nëse nuk dëshironi të na ndëgjoni…trusni  e mos folni … se kot e keni votat i kemi biem e marrim Vendime në Kuvend ashtu siç dojm na vet..!

Kuvendi shëndrrohet në aren përplasjesh- fush mejdani, ku ndëgjon fjalë nga më të ndryshmet që i drejtohen mjëri tjetrit, udhëheqësisë e qeverisë, qeveritarëve e kurvendarëve, se janë, hajna, kriminela, vrasës, rrenca, e çfarë su thuhet, shkruhet e përshkruhet si mashtrues, tradhëtar e bashkëpunues, besa ndonjëhere edhe me naj të shtyme a të pështyme pa lënë anash edhe grushtime, se sa për sharje ,fyerje e shamatë ke sa të duash  n’dash me thes e tmos flasim për çarje e përçarje  që gjithandej kanë mbjellur e mbjelin sa të duash dhe kështu e kanë bërë vendin,  shesh e përsheshë…!

Pra një mundësi e mirë për hulumtuesë gjuhësor, po u ra rasti me i pa dhe përcjellë në vazhdimsi, ndëgjue dhe shënue, do të ju ndihmojnë shumë që të pasurojnë fjalorin e gjuhësisë me fjalë e shprehje të huaja dhe sharje vendore, që do të kenë mundësi me krye ndonjë punim magjistrature apo doktorature (ani më tani ku ka aq shumë Universitete private me premtimet dhe izen e HASHIM THAÇIT, sepse mirrte vota për këtë çështje dhe në vend të fabrikave për punë e prodhime vendore, lejonte hapjen e Universiteteve private për të prodhuar analfabet me diploma e tituj të ndryshem  si Mr e Dr… që kanë bi si këpurdhatë pas shiu…kudo në Kosovë..!) dhe si burim literature të përdorur mund të shënojnë: Nga mbledhjet e Kuvendeve shqiptare gjithë andej ku janë e kah janë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni…!

Kështu Kosovës hallemadhe s’po i ndahen asnjëhere të zezatë e rëndimet që ju kanë kacavjerrur  gjithndej nga pushta e pushtetarë, politikuaj e kurvendarë, tregtarë e mashtrues, hajna e përdhunues, të cilët kah të munden e si të munden e mjelin e vjelin secili sipas pozitës dhe mundësive që kanë apo rasteve që ju ofrohen, në secilën kohë e stinë e si të ju bie atyre më mirë, për ti jetësuar qëllimet e tyre  përfituese…!

Kështu që në emër të politikës bëjnë kurthe e ndërskamca krijojnë situata të qëllimshme mjegull e tymnaj  dhe thonë : Si politikuaj e kurvendarë, pushta e pushshtetarë se vendi ka ra në krizë ka ngërçe apo edhe ngrica politike sepse këta  i kanë sjellur me plan e program qysh se kanë ardhur në pozita e pushtet dhe mashtrojnë se janë ngërçe e do kalojnë shpejt,(kuptohet pas pazareve që bëjnë mes vete për interesa, postet e pozita të tyre), në të vërtetë, këto sjanë ngërçe që këta i kanë sjellur me veprimet e tyre, por janë sëmurje të pa shërueshme afatgjate, pra mund të përcaktohen (diagnostifikohen) si lloj sëmurjesh të ndryshme si: PARALIZË (apo siç e quan populli DAMLLA) sëmurjen e keqe apo Kancerin apo edhe sëmurje tjera ngjitëse (infektive) si verdhëza(sarillëku) e besa i kanë mundësuar edhe sëmurjet e varësisë  po edhe Siden e ate më kryesoren sëmurjen e LAKMISË dhe HAJNISË në të gjitha drejtimet..!

Kështu në emër të politikbërjes, ja kan nxirë popullit jetën dhe për vete kanë parajsen me pasuri e përfitime në kurriz të popullit, që ja kanë rrëmbyer e shkatrruar, sigurin, shëndetësin arsimin dhe ardhmërinë, ndërsa per vete paga të mdhaja, kerre e pallate besa edhe turproje(Truproje) se mos po u bie ndonjë mizë e po i shqetëson  apo ndonjë e zezë për rreth rastsisht e jau prishë terezinë që kanë e që do të ua kishin lakmi edhe shumë perandor e perandori për këto sigurime që këta ikanë për veten e tyre, familjarë e bashkëpunëtor që vendin po e shkatrrojnë në secilën stinë e mot, por, të zezatë spo i ndalen si dhuratë e këtyre politikuajve, pushtave e pushtetarëve vendor që vendin e bërën horrë…!

Kësaj rradhe po ndalem me kaq se po të ndalemi e të analizojmë më thell  e në imtsi mund të thuhen e të shkruhen me mija faqe për këto helaqe, por është e kot se këta ndëgjojnë vetëm ate që dëshirojnë, shofin vetëm ate që ju pëlqen e lakmojn e që edhe mund ta përvetsojn..!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...