Resurset minerare nentokësore të Kosovës ndër më të mëdhatë në Evropë e gjetiu

Opinione

Resurset minerare nentokësore të Kosovës ndër më të mëdhatë në Evropë e gjetiu

Nga: ALI KELMENDI Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:39
ALI KELMENDI

Rezervave të naftës në tërë botën po u vjen ngadalë fundi. Pasi që serbet nuk i takojnë asnjë bloku ushtarak, dhe nuk janë të lidhur me ndonjë „Protektorat të naftës“ qe nga Gjiri Persik gjër në Detin Kaspik, atëherë duhej që SHBA-ja  dhe Koncernet multinacionale me dhunë të intervenojnë vullgarisht me bombardimet e Serbisë në vitin 1999. Pasuritë me naftë dhe gas, me Argjent, Bor. Wolfram, Plumb, Zink dhe Krom, rezervat e të cilave përbejnë 20% e rezervave botërore, sipas Nedeljkoviqit kanë qenë shumë kohë më parë të njohura për amerikanet para intervenimit ushtarak në Kosovë.

Qysh në vitin 1958 në afërsi të fshatit Shumadia në Kosovë, Serbia kishte ndërmarë hulumtime me shpuarje provuese nëntokësore, dhe vetem kishte njoftuar, që në thellësitë prej qindra metrash kishte hasur në shtresa të trasha dhe nën to, në burimet të naftës dhe gasit, qe është një zgjatje e „damarëve kaspik“ të cilet shtrihen prej Shqipërisë deri në Adriatik. Vetëm në Shqipërinë Veriore dhe në Kosovë (gjysmë-gjysmë) vlerësohen të jenë 2.987 Miliardë Barel të naftës 1.004 Bilion metra kub të gasit.

Kur kësaj i shtojmë edhe vendgjetjet e lendëve të para që vlerësohen  në 19 Miliardë dollarë. Veçanerisht vendgjetjet e lignitit, e një lloji të thengjillit të murrmë, të cilat vlerësohen prej ekspertëve të UNMIK-ut në 8.3 Miliardë tonë, ndërsa nga ekspërtet serbë në 14 Miliardë tonë. Profesori i lartëpërmendur shkruan se shfrytëzimi i lignitit dhe exploatimi  i tij do të mund të zgjatëte në 200 vite. Ligniti ka vlerë në 13.5 Miliardë dollarë, dhe nëse do të filloj eksploatimi i tij do të mund të punësoheshin 35.000 punëtorë. Vendndodhjet e Zinkut- dhe xeheve të tij duhet të jenë diku  42.2 Milionë tonë, dhe këto rezerva janë tri herë më të mëdha së ato në Serbi. Kosova posedon Nikel dhe Kobalt  në sasi prej 13.3 Milionë tonë, dhe gjithashtu Boksiti vlersohet në  1.7 Milionë tonë.  Metytje vijnë mineralet në Argjent, Hekur, dhe metalet e rrala fisnike si Ari dhe Platina.

Nëse do të bënim një rezime të kësaj që u shkrua më lartë, tani qartë po dihet së serbet kanë bërë hulumtime të kahmotshme dhe të herëpashershme për pasuritë nëntokësorë të Kosovës, dhe me të gjitha mundësitë  dhe klapacitetet i kanë shfrytezuar ato. Ne, shqiptarët nuk kemi patur qasje në të dhënat numerike të këtyre pasurive dhe llojet e tyre. Kemi ditur për shfrytëzimin e lignitit për prodhimin e energjisë elektrike, për Trepçën me shfrytëzimin e mineraleve të saj, pa ditur qartë për sasitë dhe ekonomizimin e saj. Prodhimet e Trepçes janë shitur në të tërë jugosllavinë e posaqerisht në Sërbi, disa si gjysemfabrikate ndërsa për sasitë e metaleve fisnike si ato të arit, nuk është ditur kurrë për sasitë dhe shitjen e saj. Në popull është përfolur se: „Trepça punonte dhe Beogradi ndërtonte“. Më vonë i ndjeri Veli Deva, politikan dhe lidër kosovar, ndërmori masat e duhura që gjysëmfabrikatet të shfrytëzoheshin në finalizoheshin në Kosovë duke filluar prej Fabrikës së Akumulatorëve në Mitrovicë, Fabrikës për zinkëtimin të llamarinës në Vushtrri, Të Metalikut në Gjakovë, të Baterive industriale në Pejë dhe të atyre në Gjilan.  Dihet edhe për shitjen e xeheve si Boksitit nga Vollujaka e Klinës për në Rumani, dhe e Kromit nga Deva dhe nga Shqipëria dhe aluminit nga Magura e Lipjanit për në Kralevë. Investime tejet të mëdha janë bërë në Drenas për eksploatimin edhe shkrirjen e Hekur-Nikelit i cili i është shitur një Jahudiu nga Londra për pak para cca 35 Milionë dollarë. Rrolin kyç në investime dhe blerjen e pajisjeve dhe Furrave të Larta  nga Lurgi gjerman dhe Schmidt Norvegjisë dhe Danimarkës e luajti i ndjeri Vesaf Berisha i cili kurrsesi nuk pranoj asokohe të bleheshin pajisjet nga Gipprojekti i Leningradit rus, me shitjen dhe kembimin e Tehnotekstilit të Beogradit me ruset, me kliring dollarë.

Parashikimet për shfrytëzimit të mineraleve në Trepçe janë të volitshme, mirëpo në pjesen e  Mitrovicës - Kosovës Veriore sipas çarqeve serbe qëndron një pengesë, pasi që minierat gjendën në Veriun e Kosovës ku serbet jetojnë me shumicë. Me shpalljen e pavarësisë të njëjtit nuk janë të vullnetit t’i nënshtrohen  Prishtinës, dhe kërkojnë bashkimin me Serbi! Në këtë Prishtina ka reaguar ashpër si dhe UNMK-u, të cilët nuk pranojnë kurrsesi ndarjen e Kosovës dhe bashkangjitjen e asaj pjese Sërbisë. Populli kosovar nuk do të pranojë kurrsesi një ndërmarrje të tillë, dhe do ta mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e tij sipas Kushtetutës së vendit. Populli shpreson që  miqtë dhe aletaet tanë me dialogun gjithëpërfshirës të Hashimit nuk do ta lejojnë një tradhëti të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat