2 dekada nga Masakra e Reçakut

Opinione

2 dekada nga Masakra e Reçakut

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:35
Mr. Donika Hoti

Në fshatin Reçak të komunës së Shtimës 20 vite më parë ndodhi një masakër e cila vlerësohet si masakra më e tmerrshme e shekullit XX pas asaj të Srebrenicës në Evropën Juglindore (Ballkanin Perëndimor). Një gjë të tillë e potencoi edhe ish–shefi i OSBE-së z.William Volker i cili bëhet protragonisti kryesor që zgjoi bashkësinë ndërkombëtare të mirret me seriozitet çështja e Kosovës dhe të parandalohet gjenocidi i Sllobodan Millosheviçit i ushtruar ndaj popullsisë civile për dhjetë vite me rradhë.

15 janari i vitit 1999, konsiderohet si dita më e kobshme për popullsinë shqiptare, pasi që në Reçak u vranë dhe u masakruan në mënyrë barabare 45 civil shqiptarë të cilët ishin të pambrojtur dhe u gjetën të paarmatosur në mesin e tyre ishte edhe një grua. Reagimi nga Qeveria e Beogradit ishte i menjëhershëm, ku ish-shefin e Misionit të Posaçëm Diplomatik të OSBE-së z.William Volkeri në një mbledhje të mbajtur me 17 janar të vitit 1999, shpalli z.Volker si “persona nongrada” apo “person të padëshiruar” dhe Qeveria Beogradit i dha ultimatumin e saj në një afat 48 ore të largohet nga Jugosllavia. Ky vendim i prerë nga Qeveria e Beogradit të ndikuar nga pamja e ngjarjes së krijuar dhe ndaj reagimeve të njëpasnjëshëm nga Bashkësia Ndërkombëtare, duke i respektuar dhe referuar ligjeve të diplomacisë (konventave dhe traktateve ndërkombëtare) propozuan të mbahet një konferencë ndërkombëtare e cila do të mirret në mënyrë ekskluzive me çështjen e Kosovën dhe zgjidhjen e saj drejt parandalimit të krimit të gjenocidit dhe hyrjes së Kosovën nën umbrellën e protektoratit ndërkombëtar, ashtu siç u parashikua nga diplomacia botërore në “Konferencën e Rambujës”.

Data e 15 janarit e vitit 1999, vlerësohet si ngjalle e reagimeve të njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një zgjidhje të menjëhershme për Kosovën, që rezultoi me ndërhyrjen e NATO-së, sipas të drejtën ndërkombëtare njihet si e “drejtë humane ushtarake”, e cila zgjoi ndërgjegjën e diplomacisë botërore duke u mobilizuar me Kosovën.
Për nder të falënderimit, komuna e Shtimës në fshatin Reçak me 15 janar të vitit 2017, e zbuloi shtatoren e mikut shqiptarë ish-ambasadorit SH.T.Z së tij z.William Woker i cili e sensibilizoi botën për masakrën që ndodhi në Reçak, e cila bëhet njëra ndër arsyeja kryesore për fillimin e përgaditjeve për bombardimet e caqeve serbe.

Sipas diplomatit veteran amerikan z.Walker në një fjalim të mbajtur për nder të 19 vjetorit të “Masakrës së Reçakut”, potecoi se: “Mendoj se sakrifica e bëra në Reçak nga njerëzit atje, ajo çfarë ju ka ndodhur atyre, thellësisht e ka ndryshuar Kosovën nga të qënurit një pronvicë e neglizhuar në atë që është sot një shtet i pavarur”. “Besoj sinqerisht se incidenti i Reçakut për arsyeje të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disave viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviçi po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barabare është mundësuar ndërhyrja NATO-së”.

Si ndodhi Masakra e Reçakut? Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit të vitit 1999 nga politika e Qeveria e Beogradit u planifikua një rrethim nga formacionet e policisë speciale serbe, militare dhe paramilitare të shoqërua nga një armatim i përsosur ushtarak. Sipas dëshmitarëve ollokokar që e mbijetuan krimin e organizuar e cila ka ndodhur në ora 6:30 të mëngjesit nga forcat serbe me artiteri të rëndë filloi të garantojnë fshatin nga vendi të ashtuquajtura si “Pishat”, “Gështenjat”, “Rrasa mbi Reçak” dhe “Çesta”, kjo e fundi me lokacion ndodhet përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve nga forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe filluan braktisja e shtëpive në shtëpitë të tjera. Fshatarët u përpjekjen të largohen nga fshati për të gjetur një vendstrehim për të mbijetuar, mirëpo nga rrethimi i hekurt e bëjnë të pamundur në gjë të tillë.
Forcat policore serbe ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në kopshtin e shtëpisë afër xhamisë Banush Azem Kamberit, ndërsa familja e tij pak kohë e braktisën shtëpinë. Forcat kriminale në të cilat janë rradhitur edhe sërbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur dhe shkatërruar.

Drama më e tmerrshme për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Në orët e para të mëngjesit ishin trubuar shumë në podrumin e shtëpisë për t’u mbrojtur nga garantimet e artilerisë së rëndë. Kriminelët e vrejtën strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi duke gjuatur me armë të kalibrëve të ndryshëm.

Si u shikua kjo masakër nga Përfaqësuesi i OSBE-së? Përfaqësuesi i OSBE-së z.William Wolker-i në Kosovë pas krimit të kryerë në fshatin Reçak të komunës së Shtimës me 16 janar të vitit 1999 rreth orës 13:30 e vizitoi për ta parë nga afër ngjarjen më të tmerrshme kriminale që e kishin bërë forcat paramilitare sërbe ndaj civilëve shqiptarë. Ish-shefi i Misionit të Posaçëm Diplomatik nga rradhët e OSBE-së z.William Wolker-i pasi e vizitoi fshatin te “Gropa e Bebushit” dhe derisa sa shkoi në luginën e ngushtë u tmerruar nga ngjarja e ndodhur duke parë kufomat e tre meshkujve të moshuar dhe deklaroi se: “Për nga pamja duke si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrëfarë vlere për jetëra e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu”.

Më pastaj, ish-shefi i OSBE-së vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku qëndronin të shtrirë me duar të shtrangur e trupa të sakatosura kufomat e tjera nga civilët e ekzekutuar në mënyrë barabare. Duke deklaruar se: “T’i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkaktërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t’i shohësh 15 gropa dhe në një mënyrë të ekzektuar, mendoj se çka dua të them”, pohoi Wolker-i. I menjëhershëm erdhi një konfernecë për gazetarë pa asnjë lloj ngurrimi ai do të deklarojë se: “Nga ajo që pashë nuk ngurroi të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimi, kjo është ngjarja më e trishtuese në jetën time”.

Ngjarja e ndodhur si “Masakra e Reçakut” vlerësohet një nga ngjarjet që shënoi kthesë të ndryshimit në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë me një rezultat përfundimtar proceseve që dërguan deri te fushata e bombardimeve të organizatës universale ushtarake e NATO-së kundër carqeve ushtarake sërbe.

Për nder të sensibilizimin të tij me popullsinë civile në Masakrën e Reçakut me rastin e vitit të parë jubilarë me 15 janar të vitit 2009 nga Kuvendi Komunal i Shtimës, ambasadori SH.T.Z e tij z.Wolker ndërohet me titullin “Qytetar i Nderi” i komunës së Shtimës dhe shpërblehet me dy mirënjohje si “Mirënjohjen Falënderuese” dhe “Medaljen e Nderit” nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Shtimës z.Ruzhdi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat