Aman opozitë, mos kërkoni zgjedhje të parakohshme se do ia zgjatni jetën BDI-së

Opinione

Aman opozitë, mos kërkoni zgjedhje të parakohshme se do ia zgjatni jetën BDI-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:00
Sulejman Mehazi

Para se ta lexoni shkrimin, miq e lexues të dashur,  të mos më kuptoni prapësht e shtrembër sipas bindjeve tuaja politike, por sipas arsyes e logjikës së shëndoshë politike. Ata që i kanë lexuar shkrimet tona e dinë se kurrë s'kemi ndejtur gojë mbyllur, por çdoherë e përherë kemi kritikuar pozitën shqiptare të BDI-së. E si mund të rrijë rehat shpirti opozitar, si? Mos duan partitë në pushtet t'i lavdërojmë e t'i kullojmë se janë të pastër e të mirë, kur s'bëjnë? 

Dhe sot e kësaj dite themi se s'bëjnë, ama, halli, se kur vijnë zgjedhjet parlamentare e lokale bëhen të parë e më të mbarë se partitë opozitare. 

Prandaj gabimi më i madh i partive opozitare shqiptare do t'i ishte të këmbëngulin e të kërkojnë kushtimesh  zgjedhje të reja e të parakohshme parlamentare. Mos harroni se, atë, që se duam dhe e kritikojmë është qendërsulmues i jashtëzakonshëm politik, e ai është Ali Ahmeti.

Kujdes, opozitë e dashur që ju përkrahim e simpatizojmë shumë, për shkak  se Ali Ahmeti , di të jap gola të jashtëzakonshëm gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Ai ju mundi kur ishte fillikat vet, e ku tani.

Si mund ta mundni BDI-në e Ali Ahmetit kur tani ai është më i fortë se kurrë:

-Tani e tutje Ali Ahmeti do thotë: -A e kërrkuat gjuhën zyrtare? Ja ua dhashë.
-A kërrkuat NATO e BE? Ja ua dhashë.
-A kërrkuat ta rrëzoj Gruevskin? Ja e rrëzova.
-A kërrkova president konsesual? Ja e bëra.
-A kërrkuat flamurin kombëtar me shqipe të vogël? Ja ua dhashë.
-A kërrkuat që Kryetar i Parlamentit të jetë shqiptar? Ja ku është Talat Xhaferi.
-Tani e tutje BDI-ja do jetë në koalicion me LSDM-në, me PDSH-në dhe me grupin e Besës së Shkupit; atëherë ju pyesim sinqerisht juve të opozitës, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami, si do të përballoheni me gjithë këta kundërshtarë,  ju e dini se popullata për 200 euro rrogë do i shitet BDI-së.
Prandaj ju lutemi, aman, mos kërkoni zgjedhje të parakohëshme se  ia zgjatni jetën BDI-së  të Ali Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat